Rrugët e Kosovës vazhdojnë të jenë vrastare për pjesëmarrësit në komunikacion. Sipas Policisë për 11 muaj në Kosovë, 96 persona kanë vdekur në aksidente të ndryshme komunikacioni.
Krahasuar me vitin 2022, shifrat janë pothuajse të njëjta. Pra në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin shënuar 98 viktima.
Në statistikat e policisë, dërguar Telegrafit, shihet se këtë vit ka rritje të aksidenteve me persona të lënduar.
Gjatë këtij viti 15459 persona u lënduan në aksidente komunikacioni, ndërsa vittin 2022 kishte 13369 persona me lëndime trupore.
Sivjet kishte 21370 aksidente, ndërsa vitin e kaluar 18886, që i bie një rritje e dukshme e aksidenteve krahasuar me 2022.
Policia e Kosovës në kuadër të planifikimeve strategjike, thotë se ka paraparë edhe sigurinë në trafik, kur përveç kësaj ka hartuar edhe urdhra operativ dhe veprime policore në nevel qendror dhe atë lokal/rajonal.
Po ashtu Divizioni i Komunikacionit rrugor, gjegjësisht Njësia për Kontroll të Autostradave, në kuadër të aktiviteteve të veta në vazhdimësi përpilon Plane Operative me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor.
Gjatë vitit 2023, NjKA ka realizuar 13 Plane Operative (PO) të ndryshme, si:
PO- Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtareve;
PO- Kontrolli i Shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve;
PO- Kontrolli i Alkoolit etj. Ndërsa sa i përket ‘garave me automjete’, NjKA- në muajin prill 2023 ka përpiluar;
PO- Parandalimi i garave të shpejtësisë, i cili edhe tani është duke u zbatuar në bashkëpunim me Drejtorit Rajonale: Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren;
Ky Plan Operativ është zbatuar për 4 muaj rresht dhe është ri-aktivizuar në muajin nëntor dhe vazhdon edhe në muajin dhjetor.
Po ashtu, Njësia për Kontroll të Autostradave, në bashkëpunim edhe me drejtoritë tjera rajonale të PK-së, në disa raste kanë intervenuar dhe kanë parandaluar gara të tilla ilegale duke shqiptuar gjoba të trafikut.
Rastet e fundit sipas PK-së kanë qenë me datë 05.12.2023 në hyrje -dalje të Autostradës “Ibrahim Rugova,, (Prizren- Jug) ku janë shqiptuar pesë tiketa ndërsa me datën 07.12.2023 në dy lokacione të ndryshme, Trudë dhe Mazgit- Hyrje dalje të Autostradës, NJKA së bashku me NJRSH- Prishtinë, ka parandaluar gara të tilla dhe ka shqiptuar katërmbëdhjetë (14 ) tiketa për kundërvajtje – pjesëmarrja në gara të shpejtësisë.
Gjatë vitit 2023 NJKA, përveç kundërvajtjeve tjera, vetëm për pjesëmarrje në gara shpejtësie ka shqiptuar shtatëdhjetë e tetë (78) tiketa trafiku nga nenin 54 paragrafi 3, gjithashtu një numër i konsiderueshëm i qytetarëve apo vozitësve që janë hasur të ndaluar në hapësirat e autostradës janë gjobitur për ndalim të parregullt.
“Përveç realizimit të planeve operacionale, prezencës së shtuar policore në terren, angazhimit të njësiteve policore me veturat inteligjente në patrullime dhe pika kontrolli, ligjërimeve në shkolla, fushatave të ndryshme sensibilizuese me media, bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve me institucionet relevante në një formë apo tjetër”, thotë Policia.
Policia e Kosovës, thekson po ashtu se përmes Divizionit të Trafikut, në vazhdimësi bën edhe rekomandime për institucionet qendrore dhe ato lokale mbi të gjeturat dhe nevojat e paraqitura në rrugët nacionale, rajonale dhe ato lokale, me qëllim të rritjes së mëtejme të sigurisë rrugore, e që ndikon drejtpërsëdrejti në parandalim të aksidenteve fatale dhe në shpëtim të jetës së qytetarëve.
Forma tabelare me numrin e aksidenteve për periudhën kohore janar- nëntor 2022 dhe 2023./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet kuvendare, partitë kërkojnë mbështetje nga votuesit
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit