LAJMI I FUNDIT:

Rrugët me borë, reagon Daut Haradinaj: Qeveritarë, dilni shihni si është gjendja, me kilometra kolonë

Rrugët me borë, reagon Daut Haradinaj: Qeveritarë, dilni shihni si është gjendja, me kilometra kolonë

Reshjet e borës kanë zbardhur kanë zbardhur rrugët e Kosovës mëngjesin e së shtunës.

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka njoftuar se pavarësisht borës që ka rënë, të gjitha rrugët në pikat kufitare janë të kalueshme.

Megjithatë, anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se rruga Prishtinë – Pejë po i demanton institucionet përgjegjëse.


Reshjet e borës, MPB thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme
Lexo po ashtu Reshjet e borës, MPB thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

“Dilni në terren pak o qeveritarë e shihni si është gjendja, me kilometra kolonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj tutje është shprehur se nëse vazhdon të bie borë kësisoj, “vaj halli për ne!”.

“Mos thoni që reshjet e borës janë të befasishme, sepse borë në gusht nuk bie, vetëm dimrit!”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius.

Ndryshe, Policia Iu ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të kenë kujdes të shtuar në trafik me fillimin e sezonit dimëror.

“Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar për fillimin e sezonit dimëror ku ndryshimet atmosferike janë të pranishme. Sigurohuni që gomat e mjetit tuaj janë ndërruar para fillimit të sezonit dimëror, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, në temperaturat e ulëta!”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori