LAJMI I FUNDIT:

Rruga e vërtetë e Mustafës, drejt veriut të Kosovës (Video)

Rruga e vërtetë e Mustafës, drejt veriut të Kosovës (Video)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e la rrugën e asfaltuar dhe mësyu atë malore në veri të vendit. Vetëm kështu, si shef i Qeverisë, arriti dje të jetë i pranishëm në një ceremoni të organizuar nga KFOR-i në afërsi të Leposaviqit.

Mustafa pranon që u pengua nga serbët në veri, por thotë se ata kanë mbetur mjedis rruge!
Lexo po ashtu Mustafa pranon që u pengua nga serbët në veri, por thotë se ata kanë mbetur mjedis rruge!

Kjo ndodhi pasi serbët e Zveçanit ngritën sërish barrikada.


Banorët e fshatrave shqiptare u irrituan nga kjo. Madje, njëri nga ta u ndie superior karshi Mustafës.

Kështu serbët e penguan Mustafën, dhe kështu mbrohej ai në veri të Kosovës (Video)
Lexo po ashtu Kështu serbët e penguan Mustafën, dhe kështu mbrohej ai në veri të Kosovës (Video)

“U ndjeva i fuqishëm. Unë me grua e dy fëmijë shkova në asfalt, e kryeministri rrugëve të dhive”, thotë ai.

Për një banor tjetër, kryesorja është arritja e qëllimit të kryeministrit.

Kryeministri Mustafa merr një përkrahje të madhe nga Milaim Zeka
Lexo po ashtu Kryeministri Mustafa merr një përkrahje të madhe nga Milaim Zeka

“E ndërroi rrugën, kjo nuk thotë asgjë”, thotë ky banor.

Shikojeni kronikën për rrugën të cilën e ka kaluar dje shefi i Qeverisë së Kosovës. /Klan Kosova/