LAJMI I FUNDIT:

RRUDHAT

RRUDHAT

Poezi nga: Erica Jong
Përktheu: Irena Dono

Mikeshat e mia janë të lodhura.
Ato që janë të martuara janë të lodhura
nga të qenit të martuara.
Ato që janë beqare janë të lodhura
nga të qenit beqare.


Ngulin sytë te rrudhat.
Ato që janë beqare mendojnë se
i kanë rrudhat ngaqë janë beqare.
Ato që janë të martuara mendojnë se i kanë rrudhat ngaqë janë të martuara.

Ato kanë shumë pak rrudha.
Edhe të marra së bashku,
kanë shumë pak rrudha.
Por unë nuk mund t’i bind ato
t’i shohin rrudhat
kolektivisht.
Dhe nuk mund t’ua mbush mendjen se të jesh e martuar
ose të jesh beqare
nuk ka të bëjë fare me rrudhat.

Secila sheh një brazdë të thellë dhe të hidhur,
një faj të Shën Andreas në ballin e saj.
“Kjo është vetëm një çështje kohe
para tërmetit.”
Ato shkëmbejnë emrat e kirurgëve plastikë
si receta.

Mikeshat e mia janë të lodhura.
Ato që kanë fëmijë janë të lodhura
nga pasja e fëmijëve.
Ato që janë pa fëmijë janë të lodhura
nga mospasja e fëmijëve.

Ato i duan rrudhat e tyre.
Vetëm se po të ishin më të thella
mund t’i fshihnin.

Ndonjëherë mendoj se
(por nuk guxoj t’ua them)
që kur fytyra lihet vetëm ta gërmojë varrin e saj,
shpirti është mirënjohës
dhe futet brenda rrokullimthi.

Në trend Kultura

Më shumë
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Kulture
PORSI NJË GRUA

PORSI NJË GRUA

Poezi
PIÇULAT

PIÇULAT

Poezi
“Vlora-Vlora”

“Vlora-Vlora”

Kulture
KOSITËSI

KOSITËSI

Poezi
PËR VETVETEN

PËR VETVETEN

Fjala+
Kalo në kategori