LAJMI I FUNDIT:

Rrotullon veturën e instruktorit, teksa kryente testin e vozitjes për herë të tetë (Video)

Rrotullon veturën e instruktorit, teksa kryente testin e vozitjes për herë të tetë (Video)

Kandidatja për shofere e njohur vetëm si Zeng nga Guangdong i Kinës, është rrotulluar me veturën  instruktorit, teksa po i nënshtrohej testit të vozitjes.

Ajo ka qenë shumë e nervozuar, për shkak se kishte dështuar shtatë herë të kalonte testimin dhe duke dashur të frenonte, pa dashje ka shtypur pedalin e gazit, transmeton Telegrafi. Për pasojë, makina ka qëlluar murin dhe një pemë, për tu rrotulluar në 180 shkallë.


Mirëpo, Zang së bashku me instruktorin kanë shpëtuar pa lëndime, ndërsa janë ndihmuar nga të pranishmit që të dalin nga dritarja. /Telegrafi/