LAJMI I FUNDIT:

Rrokulliset traktori, humb jetën një person

Rrokulliset traktori, humb jetën një person
Foto: Ilustrim

Një person ka humbur jetën pas rrokullisjes së traktorit në pyll.

Rasti ka ndodhur fshatin Kranidell të Kamenicës dje rreth orës 16:31.


“Raportohet se për shkaqe të panjohura në lëvizje (pyll) është rrokullisur traktori, me ç’rast drejtuesi ka mbetur nën traktor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, njësiti i zjarrfikësve si dhe mjeku kujdestar i Q.K.M. familjare- Kamenicë, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, ku me vendimin e tij trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML. /Telegrafi/