Nga: Armand Plaka
Viva la nuova Albania! Pikërisht kështu thuhet në një parullë shkruar në muret e një shkolle në Tiranë, ndërsa nxënëset e saj realizojnë një numër harmonik me patina e mbajnë veshur një uniformë, çka për kohën konsiderohej një stil modern, por njëkohësisht tashmë edhe shumë i përhapur në radhët e rinisë fashiste, “balila”-ve në Itali e Shqipëri.
Ishte viti 1941 dhe dukej se planet e italianëve për Shqipërinë e shqiptarët, kishin marrë udhë e tashmë vendi i vogël, ishte bërë pjesë vitale e Perandorisë së re Romake, shtrirë në brigjet e “Mare Nostrum”.
Por, ajo që më shkoi ndërmend menjëherë sapo i pashë (mua më rezultojnë për herë të parë), si pjesë e fondit mbi Shqipërinë i koleksionit të pasur fotografik të Institutit LUCE në Romë, është fakti se sa herë është dashur që ky vend t’ia nisë nga e para, të nisë në dukje një jetë të re e në çdo rast ta quante atë “Shqipëria e re”, duke hedhur pas krahëve e të zeronte çdo gjë që ishte përjetuar deri në atë çast, paçka se ato përbënin kontribute modeste, por shumë të mundimshme, të vetë atyre njerëzve, në mos prindërve e gjyshërve të tyre.
A nuk ndodhi kështu kur u shpall pavarësia? Apo kur erdhi Princ Vidi? Po kur u shpall monarkia? Po kur në pushtet erdhën komunistët, e “Shqipëria e Re” madje vijonte të quhej e tillë, paradoksalisht deri kur regjimi po përpëlitej për mbijetesë, ndërsa populli lutej që ajo “e reja” të bëhej një orë e më parë “e vjetër”.
“Rilindja”, apo “Republika e re”, janë terma simetrikë që si eufemizma ndaj “Shqipërisë së Re”, na i solli në mënyrë më të sofistikuar kjo kohë, ndërsa në çdo katër vjet kemi përjetuar teorikisht nga një “Shqipëri të re”, mbushur me premtime e bilance, duke na bërë të besojmë vërtetë se çdo mandat qeverisës është një revolucion më vehte.
Ndoshta shqiptarët ka ardhur koha që të mos përjetojnë më revolucione, por evolucion në mentalitet, praktikë jetësore e shtetformuese, derisa “Shqipëria e re” të vijë natyrshëm, si pasojë e respektimit të rregullave të lojës, punës e kontributeve të brezave, dhe e jo e nihilizimit dhe mosvlerësimit, përjashtimit dhe trumbetimit të pavlerë të çdo metri katror që shtrohet me pllaka apo me asfalt, larg anatemizmit dhe njollosjes që po na çojnë të gjithëve në qorrsokak.
Vetëm kështu do të ecim përpara e nuk do ta përjetojmë “Shqipërinë e re”, duke kthyer sytë mbrapa e uruar që si dikur, “e reja” të bëhet një orë e më parë “e vjetër”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë