LAJMI I FUNDIT:

Rrobaqepës një gjysmë shekulli, Myftari: Nuk është profesion profitabil, por nuk bëhesh barrë e shoqërisë

Rrobaqepës një gjysmë shekulli, Myftari: Nuk është profesion profitabil, por nuk bëhesh barrë e shoqërisë

Rrugëtimin në profesion e nisi bashkë me shokun e tij, ku për më shumë se pesë dekada, punuan në një dyqan. Edhe pas vdekjes së shokut të tij, vazhdoi  me këtë zeje, duke mbajtur gjallë kujtimin për të.

Xhevat Myftari është ndër rrobaqepësit më të vjetër në qytetin e Mitrovicës.  Thotë se përfitimi nga kjo zeje është shumë i vogël, megjithatë nuk mund të heq dorë prej tij.


“Zejes ia kam filluar qysh kur isha nxënës në vitin 1950. Në atë kohë është dashur të punojë të mjeshtri paradite gjashtë ditë në javë, ndërsa pasdite shkoja në shkollë po ashtu për të mësuar për këtë zeje. Ka zgjatur tri vite. Pas asaj periudhe jam bërë punëtorë i kualifikuar në rrobaqepësi… Ende e dua këtë profesion dhe vazhdoj të punoj edhe në këtë moshë”, deklaroi Myftari, për RTV Dukagjinin.

“Duhet të kesh talent, durim e mbi të gjitha dashni”. Kjo është edhe motoja e këtij 85 vjeçari, që e përcjelli në zanatin e tij prej rrobaqepësi,  e që nuk iu nda  as edhe një ditë.

Sipas tij, të quhesh rrobaqepës, nuk do të thotë vetëm të qepësh një palë rroba, por duhet të keshë zanatin e përvetësuar, e të krijosh diçka të bukur nga imagjinata.

“Të jesh rrobaqepës është punë mjaft e madhe, jo vetëm emrin të kesh rrobaqepës. Sot rrobaqepës bëhen edhe me tre muaj, por munden vetëm të shkurtojnë e ngushtojnë rroba… Ky profesion nuk është profitabil, siç mendojnë njerëzit. Profitabil bëhet nëse e përziebn me tregti”, shprehet më tej i moshuari, përcjell Telegrafi.

A është edhe ndër kreatorët e parë në Kosovë, kurse shkollimin e kreu në Slloveni.

Në këtë qytet, sipas Myftarit,  janë shumë pak rrobaqepës, kanë mbet vetëm ata të cilët këtë zeje e kanë trashëguar nga prindërit apo gjyshërit e tyre.

“Në llogarinë time ky nuk është shumë profesion profitabil, por nuk heq kurrë. Bëhesh mjeshtër i pavarur. Mban veten dhe familjen dhe nuk bëhesh barrë e familjes apo shoqërisë”, shprehet më tej Xhevat Myftari.

Gjilpëra, e  zhurma e makinës, janë bërë tashmë shokët më të mirë të tij…ajo zhurmë e cila sa herë që bie, i kthen pas kujtimet e tij dhe nostalgjinë e kohës së kaluar. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori