LAJMI I FUNDIT:

Rrjeti social X me funksione të reja, audio dhe video thirrje

Rrjeti social X me funksione të reja, audio dhe video thirrje

Rrjeti social X i njohur dikur si Twitter, ka filluar të vendosë funksionin që me gjasë deri më tani askush nuk e kishte kërkuar.

Fjala është për funksionin e audio dhe video thirrjeve, transmeton Telegrafi.


Ky lajm nuk është ndonjë befasi e madh pasi drejtoresha Linda Yaccarino, në gusht konfirmoi ardhjen e opsionit të video thirrjeve, e ky është një hap drejt revolucionit të X me qëllim që të jetë një “aplikacion për të gjithë”, siç dëshiron pronari Elon Musk.

Pas hapjes së X-it, disa përdorues i pret mesazhi “Audio and Video calls are herë!”, e disa përfshijnë edhe instruksionet për përdorimin e funksioneve të reja.

Opsionet mund të gjenden në sektorin “settings” për mesazhe të drejtpërdrejta (Direct Message), e funksionet e reja mund edhe të fiken për përdoruesit që nuk duan t’i kenë në dispozicion audio dhe video thirrjet. /Telegrafi/