LAJMI I FUNDIT:

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, ministrit Vitia: U mbush kupa, dorëhiqu

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, ministrit Vitia: U mbush kupa, dorëhiqu

Pas numrit të madh të vdekjeve dhe rasteve të reja me coronavirus, ka reaguar rrjeti i OJQ-ve AVONET.

Përmes një komunikate ka shprehur shqetësim me gjendjen aktuale kaotike që sipas tyre është krijuar si pasojë e keq menaxhimit të pandemisë nga Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.


Sipas tyre masa me të cilat cenohet liria e lëvizjes së qytetarëve është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, duke marrë parasysh se e gjithë kjo situatë vije si pasojë e menaxhimit jo të duhur të pandemisë nga ana e Qeverisë, me ç’rast me këto masa dëmtojnë vetëm qytetarët dhe ekonominë e vendit.

“Duke marrë parasysh se aktualisht kemi 267.979 qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës dhe 528.625 qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë, AVONET thekson se vendosja e masave të tilla ka qenë e panevojshme dhe përbëjnë shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, sepse qytetarët kanë qenë të vetëdijshëm se vaksinimi është kusht dhe bazë që pandemia të menaxhohet dhe të mos vije deri te kjo mbyllje, madje qytetarët janë “kushtëzuar” që të vaksinohen duke ua ndaluar edhe hyrjen në disa vende, gjë që edhe kjo përbën shkelje sepse në bazë të ligjeve aktuale askush nuk mund të detyrohet që të marr vaksinën antiCovid”, thuhet në komunikatë.

Tutje theksohet se vendosja e masave të tilla rigoroze për kufizim të lëvizjes nga ora 22:00 deri ne 05:00 është absurditeti i radhës i Ministrisë së Shendetësisë.

Rekord i zi: 36 vdekje nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë
Lexo po ashtu Rekord i zi: 36 vdekje nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

“Deri më tani nuk ka pasur asnjë masë parandaluese dhe nuk mund të kalojmë nga mos vendosja e një mase në masë rigoroze por vendosja e masave është dashur të bëhet në menyrë graduale varësisht nga situata aktuale. Për më tepër kufizimi i lëvizjes në orare të caktuar është masë jo e menduar mirë sepse a do të thotë kjo që virus ka vetëm gjatë atij orari? Kur dihet se gjatë ditës qytetarët mund të lëvizin lirshëm dhe të kryejnë aktivitet ditore”, thuhet tutje.

Më tej theksohet mungesa e termineve për tu vaksinuar me vaksinën anti-COVID.

“Për ta bërë edhe me të rëndë këtë situatë është fakti se në Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka termine të lira për vaksinim, madje Qendrat e Vaksinimit nuk punojnë në vikende përkundër premtimeve dhe kërkesave të qytetarëve për tu vaksinuar. Përveç që këto masa prekin dhe dëmtojnë qytetarët në aspketin juridik dhe financiar ato janë të dëmshme edhe për ekonominë e vendit, sepse me këto masa dëmtohet edhe gastronomia çka vije edhe deri te humbja e vendeve të punës”, thotë rrjeti i OJQ-ve.

Syla nga Sindikata e Mjekëve: Po bëjnë propagandë, dyshoj se ka mjaftueshëm vaksina anti-COVID
Lexo po ashtu Syla nga Sindikata e Mjekëve: Po bëjnë propagandë, dyshoj se ka mjaftueshëm vaksina anti-COVID

AVONET kërkon nga institucioni i Avokatit të Popullit që me prioritet t’i shqyrtojë këto masa dhe shqetësimet e ngritura nga ana jonë dhe që qytetarët të mos jenë subjekt i shkeljes së të drejtave elementare nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, rrjeti i OJQ-ve  kërkon nga Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia që të dorëhiqet nga pozita e ministrit sepse vetëm sot kemi 36 të vdekur, sepse kemi një rekord të zi e shifra të larta të rasteve të reja.

“Ky bilanc i errët i ditës së sotme tregon më së miri se z.Vitia ka dështuar në menaxhim andaj me qëllim që të mos shkaktohen raste të reja të vdekjeve, AVONET kërkon nga ai që të dorëhiqet”,  thuhet në fund, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori