LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin fotografitë e dizajnit të Motorola Edge 30 Lite

Rrjedhin fotografitë e dizajnit të Motorola Edge 30 Lite

Seria e Motorola Edge 30 përfshinë modelet Vanilla dhe Pro, ndërkohë që kompania pritet që ta nxjerr në treg edhe variantin Lite, model ky i cili u shfaq në fotografitë e rrjedhura, ku u shfaq dizajni i telefonit.

Motorola Edge 30 Lite, emri i koduar i të cilës është “Miami” ka një formë drejtkëndore të vendosjes së blicit dhe të dy kamerave, jo ashtu sikur versionet Vanilla dhe Pro, të cilat i kanë tre kamera, transmeton.


GSM Arena shkruan se moduli i kamerës ka një tekst në anën e djathtë të saj, ku konfirmohet se kamera kryesore do të ketë rezolucion 64MP, duke i konfirmuar thashethemet e mëparshme. Kamera tjetër thuhet se do të ketë rezolucion prej 13MP dhe do të mbështesë versionin e fotografisë ultra të gjerë, transmeton Telegrafi.

Paneli i pasmë gjithashtu do ta ketë të vendosur markën Motorola në pjesën e poshtme, dhe pjesën e shkrimit Moto në qendër. Por kjo nuk do të mund të përdoret si lexues i gishtit, por kjo pjesë pritet të vendoset në butonin e ndezjes dhe fikjes së telefonit në anën e djathtë të telefonit, afër butonave të volumit.

Fotografia e rrjedhur nuk e tregon pjesën e përparme të telefonit, por që thashethemet supozojnë se ky telefon do të vije me një ekran me rezolucion 6.28 inç 128Hz FullHD+ POLED, dhe me kamerën e përparme me rezolucion prej 32MP.

Supozohet se specifikat e tjera të Motorola Edge 30 Lite përfshijnë Snapdragon 695 Soc, 8GB Ram memorie dhe hapësirë prej 256Gb, bateri prej 4,020mAh dhe fuqi të rimbushjes prej 30W. /Telegrafi/