LAJMI I FUNDIT:

Rrjedh uji në parkingun nëntokësor në Prishtinë

Rrjedh uji në parkingun nëntokësor në Prishtinë

Mjaftoi vetëm një ditë nga hapja e parkingut nëntokësor e cila gjendet tek fakulteti Filologjik në Prishtinë, që të vërehen defektet e para të ndërtimit të saj.

Sipas faqes “Vrojtuesit e lagjes”, përmes një postimi të tyre në Facebook bëhet e ditur se në këtë parking ka rrjedhje të ujit, kjo pas shirave gjatë natës në kryeqytet.

“Parkingu i ri nëntokësor i kryeqytetit qysh në fillim me rrjedhje t’ujit. Dyshoj shumë në punë profesionale që është bërë aty”, thuhet në këtë postim.

Edhe pse parkingu nëntokësor është hap për qytetarët të premten, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj i tha Telegrafit se hapja do të bëhet në fund të këtij muaji.

Ndryshe, për parkingun në fjalë ka pasur shumë reagime si nga qytetarët e Prishtinës e po ashtu dhe nga shoqëria civile për çmimet e larta.

Por, nga Komuna e Prishtinës janë arsyetuar me faktin se në këtë projekt kanë të bëjnë me partneritet publiko-privat dhe se komuna nuk është pronare e plotë e parkingut.

Sipas tyre, përcaktimi i tarifave të parkimit është bërë në bazë të çmimit të tregut dhe duke marrë parasysh “investimet e larta të koncesionarit në ofrimin e sigurisë së lartë dhe kushteve shumë më të favorshme krahasuar me parkingjet tjera me këto çmime”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori