LAJMI I FUNDIT:

Rritje enorme e numrit të pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Rritje enorme e numrit të pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Brenda shtatë ditësh është shënuar rritje enorme të pacientëve të shtrirë me COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë .

Sipas njoftimit nga ky Spital, nga 14 pacientë sa ishin të shtrirë më 11 gusht, tashmë numri i pacientëve të shtrirë me coronavirus është 64.


“Nga 64 pacientët e shtrirë me COVID-19, 47 prej tyre janë në oksigjeno-terapi, katër pacientë janë në CPAP, ndërsa 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet njoftim, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se personeli i Spitalit të Përgjithshëm po e bën të pamundurën që secilit që ka nevojë t’i ofrojë shërbimet e nevojshme mjekësore.

“Apelojmë që qytetarët të kenë mirëkuptim duke respektuar rregullat e mos hyrjes në Repartet me Covid-19, bartjes së maskës dhe distancës gjatë hyrjes në Spital dhe që vizitat tek të sëmurët të jenë vetëm ato tepër të domosdoshme, duke ndihmuar kështu Personelin në kryerjen e detyrave ndaj pacientëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/