Ndonëse ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të mirë pas pandemisë dhe turizmi ka arritur rekorde, kjo nuk po përkthehet në më shumë mirëqenie për qytetaret e Shqipëria.
Të dhënat e fundit të Eurostat, të përditësuara për vitin 2023 e vendosin sërish Shqipërinë në fund të Evropës për të ardhurat për frymë me 35 për qind të mesatares evropiane, nga 34 për qind që ishte në vitin 2022. Shqipëria është në të njëjtat nivele me Bosnjën, ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë.
Rritja ekonomike e nxitur kryesisht nga fluksi i lartë i ndërtimeve dhe shitjeve të pasurive të paluajtshme, apo dhe numri i lartë i turistëve nuk duket që të jenë përmirësuar mirëqenien e shqiptarëve në dy vitet e fundit.
Maqedonia e Veriut kishte të ardhura sa 41 për qind e BE-së, me rënie me një pikë përqindje nga viti i mëparshëm. Serbia e kishte këtë tregues 46 për qind, nga 44 për qind vitin e mëparshëm. Nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 52 për qind, nga 50 për qind vitin e mëparshëm.
Edhe në tregues tjetër, atë të konsumit individual për frymë (AIC), i cili mat fuqinë blerëse të mallrave e shërbimeve, Shqipëria renditet e fundit, me 42 për qind të mesatares evropiane, nga 41 për qind vitin e mëparshëm, duke u renditur e fundit në Europe, 2 pikë përqindje më pak se Bosnjë Hercegovina që e ka rritur këtë tregues në 44 për qind (në 2022 ishim në të njëjtat nivele). Nivelin më të lartë e ka Mali i Zi me 65 për qind (nga 63 për qind në 2022), e ndjekur nga Serbia me 54%, me rritje me 1 pikë përqindje dhe Maqedonia e Veriut me 52 për qind, nga 50 për qind në 2022.
Sipas shpjegimit të Eurostat, megjithëse PBB për frymë është një tregues i rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të vendeve, konsumi për frymë mund të jetë më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme.
Gjatë vitit 2023, ekonomia shqiptare u rrit me 3.4%, duke u ngadalësuar në krahasim me zgjerimin prej 4.86% të 2022-t. Rreth gjysma e kësaj rritjeje erdhi nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, që u zgjeruan përkatësisht me 9.7% dhe 11.3%. Duket se kjo rritje që po vjen nga ndërtimi nuk po arrin të përmirësojë mirëqenien e shqiptarëve, që vijojnë të mbeten më të varfrit e Evropës.
Evropa
Në vitin 2023, konsumi aktual individual (Actual Individual Consumption, AIC për frymë i shprehur në standardet e fuqisë blerëse (PPS) varionte nga 70% në 138% të mesatares së BE-së në 27 vendet e BE-së. AIC përfshin të gjitha mallrat dhe shërbimet që përdorin familjet, pavarësisht nëse ato janë blerë dhe paguar nga familjet drejtpërdrejt, nga qeveria ose nga organizata jofitimprurëse. Mund të konsiderohet si një tregues i mirëqenies materiale të familjeve.
Në vitin 2023, 10 vende të BE-së regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE-së. Nivelet më të larta u regjistruan në Luksemburg (38% mbi mesataren e BE-së), Austri dhe Holandë (të dyja 17%).
Ndërkohë, 17 vende të BE-së shënuan AIC për frymë nën mesataren e BE-së, me nivelet më të ulëta të regjistruara në Hungari (30% nën mesataren e BE), Bullgari (27%), Sllovaki dhe Letoni (të dyja 25%).
Luksemburgu dhe Irlanda shënojnë PBB-në më të lartë për frymë
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, një masë e aktivitetit ekonomik, tregoi gjithashtu dallime thelbësore midis anëtarëve të BE-së.
PBB-ja për frymë mbi mesataren e BE-së u regjistrua në 11 vende të BE-së. Ai ishte më i lartë në Luksemburg (139% më i lartë se mesatarja e BE-së), Irlandë (111%) dhe Holandë (30%). Në anën tjetër, PBB-ja më e ulët për frymë u regjistrua në Bullgari (36% nën mesataren e BE-së), Greqi (33%) dhe Letoni (29%). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Marrëveshja Meloni- Rama, kryeministri britanik: Jam i interesuar për skemën
Vetëvrasjet fenomen në rritje në RMV, gjatë vitit 2023 janë regjistruar 104 raste
Instituti amerikan: Vuçiq mund të shpikë një justifikim dhe të akuzojë Kosovën për spastrim etnik të serbëve në veri
Turistë të sufllaqeve dhe marketeve, të huajt në Shqipëri shpenzuan më pak e shëtitën më shumë
Pezullohet operacioni për gjetjen e turistit lituanez të zhdukur në Majën e Rosit
Milionat e BE-së për Ballkanin Perëndimor, a do të përfitojë Kosova?
Arrestohet pas tri orë ndjekjeje Lul Rakaj, plagosi dy persona në Malësi të Madhe
Drogë me personazhe vizatimorë: U dërgua me postë nga Serbia në Shqipëri
Vërshimet e mëdha, Kosova i ofron ndihmë Çekisë përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj