LAJMI I FUNDIT:

Rritja ekonomike e botës do të jetë sa gjysma e dekadës që po lëmë pas

Rritja ekonomike e botës do të jetë sa gjysma e dekadës që po lëmë pas

Rritja ekonomike botërore do të jetë e përgjysmuar gjatë dekadës tjetër, krahasuar me vitet 2010, kështu paralajmëron Njësia e Inteligjencës së The Economist (EIU).

Me ekonominë botërore tashmë duke treguar shenja të një ngadalësimi, Simon Baptist, kryeekonomist në EIU sugjeroi që modelet e rritjes po ndryshojnë dhe se rritja në vetvete nuk mund të merret më si e mirëqenë.


Fondi Monetar Ndërkombëtar kohëve të fundit ka ulur pritshmëritë të rritjes ekonomike botërore për vitin 2019 në 3 për qind, më i ulëti që nga kriza financiare në 2008-2009, për shkak të ndikimit të madh të tensioneve tregtare mes SHBA dhe Kinës.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, një duzinë apo më shumë vende kanë përfunduar me një nivel më të ulët të Produktit të Brendshëm real, se sa kishin në fund të dekadës, duke përfshirë edhe Greqinë, Iranin dhe Libinë.

Baptist sugjeroi që bota tani do të duhet të mësohet me një ekonomi të ngadalësuar kineze.

“Unë pres që rritja do të jetë afro gjysma e asaj të viteve 2010, në vitet 2020. Vendet me rritje më të shpejtë do të jenë në Afrikë dhe Azinë në jug dhe jug-lindje me Bangladeshin, Kenia dhe Filipinet të gjithë në kërkim të një dekade të fortë”, thotë Baptist.

Vendet me popullsinë më të shpejtë të plakjes dhe në rënie, të tilla si Japonia, Italia dhe Portugalia, mund të presin rritje afër zeros, ndërsa plakja më gjerësisht ka të ngjarë të shkaktojë vështirësi siç janë forcimi i monedhave dhe rritja e nevojave për kujdes në tregjet në zhvillim si Kina, Rusia dhe Tailanda. /Telegrafi/