LAJMI I FUNDIT:

Rritja e çmimeve në Shqipëri, presidenti Meta bën thirrje për rritjen e pagave

Rritja e çmimeve në Shqipëri, presidenti Meta bën thirrje për rritjen e pagave

Presidenti Ilir Meta është shprehur sot se institucionet shtetërore përgjegjëse duhet të monitorojnë zhvillimet e inflacionit në Shqipëri dhe të marrin nisma konkrete për rritjen e pagave në formën e indeksimit me qëllim për të ruajtur nivelin e jetesës së qytetarëve.

Meta me anë të shkrimi në Facebook, Meta ka bërë të ditur se çmimet në Shqipëri vazhdojnë të rriten në nivele shqetësuese, duke dëmtuar seriozisht ekonomitë familjare dhe thelluar varfërimin e shqiptarëve.


“Në janar 2022 çmimet në total janë rritur në masën 5 për qind, ndërsa të mallrave ushqimore në 9.9 për qind. Ndërkohë sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon në përqindje të mesatares evropiane”, ka thënë Meta.

Vazhdon rritja rekord e inflacionit në Shqipëri, gjatë janarit çmimet u ngritën me 3.7 për qind
Lexo po ashtu Vazhdon rritja rekord e inflacionit në Shqipëri, gjatë janarit çmimet u ngritën me 3.7 për qind

“Në kushtet kur rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë vijon pa u ndalur, institucionet shtetërore përgjegjëse jo vetëm duhet të monitorojnë zhvillimet e inflacionit, por edhe të marrin nisma konkrete për indeksimin e pagave me qëllim për të ruajtur nivelin e jetesës së qytetarëve”, ka shtuar Meta.

Sipas presidentit, mosreagimi ndaj rritjes së çmimeve nuk është në përputhje me interesin publik, rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe mbrojtjen e tyre nga spekulimet.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në Shqipëri është rritur me 3.7 për qind në muajin janar, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke regjistruar nivelin me të lartë të inflacioni në dekadën e fundit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori