Rritet turbullira e ujit në zonat e Damjanit dhe Gërqinës, KRU “Gjakova” apelon për kujdes në konsumim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar rritje të turbullirës së ujit në burimet që furnizojnë zonat e Damjanit dhe Gërqinës.
Sipas njoftimit zyrtar, mostrat e marra sot në këto zona kanë treguar se uji nuk është brenda standardeve të lejuara për konsum njerëzor, për shkak të vlerave të larta të turbullirës që janë shkaktuar nga reshjet e shiut, përcjell Telegrafi.
“KRU ‘Gjakova’ po vazhdon me monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit në këto zona dhe qytetarët do të mbeten të informuar për çdo ndryshim të situatës”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
KRU “Gjakova” ka bërë apel që konsumatorët të jenë të kujdesshëm në përdorimin e ujit nga rrjeti derisa situata të stabilizohet. /Telegrafi/

















































