LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i viktimave të tërmetit në Japoni, 62 të vdekur

Rritet numri i viktimave të tërmetit në Japoni, 62 të vdekur

Autoritetet në Japoni kanë njoftuar se numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues po rritet, dhe se të paktën 62 persona kanë vdekur.

Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Japoninë të hënën, duke shkaktuar valë cunami më shumë se një metër të larta, zjarre dhe ndërprerje të komunikimit rrugor.


Më së rëndi është goditur gadishulli Noto, ku disa qindra ndërtesa u shkatërruan nga zjarri, transmeton Telegrafi.

Autoritetet rajonale njoftuan sot se 62 persona u konfirmuan të vdekur, ndërsa më shumë se 300 u lënduan ku 20 prej tyre janë në gjendje kritike.

Mediat japoneze raportojnë se dhjetëra mijëra shtëpi janë shkatërruar.

“Kanë kaluar më shumë se 40 orë nga fatkeqësia. Kemi marrë shumë informacione për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë dhe ka njerëz që presin ndihmë”, tha të mërkurën kryeministri Fumio Kishida pas një takimi urgjent të grupit të punës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori