LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti në Ekuador

Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti në Ekuador

Qeveria e Ekuadorit thotë se shifra e njerëzve të vdekurve nga tërmeti prej 7.8 shkallësh, që goditi të shtunën vonë këtë shtet të Amerikës së Jugut, ka arritur në të paktën 272 njerëz, ndërsa mijëra të tjerë raportohet se janë lënduar.

Autoritetet thonë se kanë frikë që kjo shifër mund të rritet, pasi shumë viktima mendohet se janë zënë nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara.


Epiqendra e tërmetit ishte rreth 28 kilometra në jug të qytetit bregdetar të Muisnes dhe ai u ndie deri në kryeqytetin Quito, rreth 150 kilometra larg nga ajo zonë.

Në qytetin më të madh të vendit, Guayaquil, rrënojat u shpërndanë rrugëve dhe disa ndërtesa u rrëzuan pjesërisht.

Presidenti Correa deklaroi emergjencë shtetërore, si dhe ndërpreu udhëtimin e planifikuar për në Vatikan.

Qeveria tha se ky tërmet është më i keqi që nga viti 1979, kur 600 njerëz patën mbetur të vrarë e mbi 20 mijë të tjerë të lënduar, raporton Rel.

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Aurora mahnitëse ndriçoi qiellin e natës në të gjithë kontinentin evropian - çfarë thonë shkencëtarët për këtë fenomen të rrallë natyror

Aurora mahnitëse ndriçoi qiellin e natës në të gjithë kontinentin evropian - çfarë thonë shkencëtarët për këtë fenomen të rrallë natyror

Botë
Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Evropa
Kalo në kategori