LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i të sëmurëve nga diabeti në Maqedoni

Rritet numri i të sëmurëve nga diabeti në Maqedoni

Sipas statistikave botërore 1 në 11 persona është i sëmurë nga diabeti, ndërsa parashikohet se deri në vitin 2040 numri do të ndryshohet në 1 në 10 persona. Një nga shtatë foshnja vuajnë nga diabeti gestacional. Këto janë treguesit më të fundit nga lëvizja pandemike e diabetit. Autoritetet Botërore të Shëndetit kanë filluar të alarmojnë për këtë gjendje, e cila, nëse nuk monitorohet mund të jetë fatale për jetë. Nga shoqatat në Maqedoni thonë se edukimi është hapi i parë drejt parandalimit.

“Edukimi është hapi i parë themelor për parandalimin e diabetit të tipit 2. Domethënë, përmes karvanëve edukativ që janë duke ndodhur për momentin, duke iu falënderuar shoqatës Balans MK, ndërsa gjatë vitit edhe shoqatave të tjera të cilat organizojnë ngjarje të tilla, mundohemi që të ndikojmë për një mënyrë të shëndetshme të jetesës, që është edhe hap për parandalim ose sa të jetë e mundur të vonohet paraqitja e diabetit të tipit 2”, tha Bojan Kirov – Kryetar i shoqatave kundër diabetit.

Aktivitetet e pakta fizike, ushqimi i shpejtë dhe jo cilësor janë disa nga arsyet të cilat vihen si shkaqe për paraqitjen e diabetit. Pacientët më të moshuar thonë se duhet pasur kujdes në ushqim, në mënyrë që të mbahet sëmundja nën kontroll.

Nga shoqatat e personave me diabet presin që deri në fund të vitit me nënshkrimin e tenderit të ri të përmirësohet kualiteti i insulinës. Në të njëjtën kohë, ata kërkojnë që më në fund të blihen insulina të reja, të cilat, siç thonë ata, janë të regjistruara në Byronë e Barnave, por nuk janë duke u prokuruar. Përndryshe, 12 për qind e buxheteve botërore të shëndetit shpenzohen për kontrollim dhe trajtim të diabetit./tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori