LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoni

Rritet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoni

Gjatë javës së kaluar (prej 4 shkurt deri 10 shkurt) në Maqedoni janë regjistruar 2246 të prekur nga gripi, që është rritje për 80 për qind, në krahasim me javën paraprake kur u regjistruar 1252 të prekur nga gripi.

Sipas Institutit për Shëndet Publik, numri i të prekurve nga gripi javën e kaluar është më i vogël për 24.2 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë javës së kaluar janë regjistruar edhe dy raste të vdekjeve nga gripi. Bëhet fjalë për persona të moshës nga 5 deri 25 vjeçare nga Shkupi dhe Ohri, të cilët kanë qenë të hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup.

Ndryshe, në sezonin 2018/2019 numri i të prekurve nga gripi është 6371 persona./Telegrafi/