LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i personave që kërkojnë plazmë të gjakut, Valon Murati: Të organizohet një fushatë soladariteti që të ndihmohen edhe ata që nuk janë fytyra publike

Rritet numri i personave që kërkojnë plazmë të gjakut, Valon Murati: Të organizohet një fushatë soladariteti që të ndihmohen edhe ata që nuk janë fytyra publike
Foto: Arkiv

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka reaguar pasi janë shtuar rastet kur qytetarë të shumtë e sidomos fytyra publike kërkojnë plazmën e gjakut të personave që e kanë kaluar coronavirusin.

Mirëpo sipas Muratit, gjendje shumë më të vështirë e kanë qytetarët e rëndomtë që nuk janë fytyra publike dhe iu duhet plazmë gjakut për familjarët e tyre.


“Ditëve të fundit, me rritjen e numrit të të infektuarve me covid, është rritur kërkesa për plazmat e gjakut, të cilat përmbajnë mbi 50 antitrupa. Kemi parë edhe shumë figura publike të kenë nevojë e po ashtu kërkojnë ndihmë për familjarët e tyre. Duke pasur parasysh vështirësitë e tyre, mund ta marrim me mend sesa të vështirë e kanë njerëzit që nuk kanë të njëjtën qasje në rrjetet sociale dhe në mediat tona”.

Ish-ministri i Diasporës ka propozuar që institucionet shëndetësore të nisin një fushatë të mobilizimit të dhënies së gjakut të atyre që e kanë kryer coronavirusin dhe kanë antitrupa të mjaftueshëm për të ndihmuar në shërimin e qytetarëve.

“Andaj do të ishte mirë që Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, së bashku me QKUK-në, IKSHP-në dhe me Ministrinë e Shëndetësisë të nisin një fushatë të mobilizimit të dhënies së gjakut të atyre që e kanë kryer covidin dhe kanë antitrupa të mjaftueshëm. Besoj solidariteti nuk do të mungojë, ashtu siç edhe po ka përgjigje në këto thirrjet individuale, por duhet një organizim shtetëror në mënyrë që efekti të jetë më i madh dhe të ketë plazma për të gjithë ata që kanë nevojë”, ka deklaruar me tej Murati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori