LAJMI I FUNDIT:

Rriteni inteligjencën emocionale

Rriteni inteligjencën emocionale

Kur jemi nën stres, aftësia e të menduarit objektiv reduktohet. Bëhemi pesimist, mendojmë në mënyrë subjektive dhe në masë më të madhe fokusohemi në vetveten.

Me reduktimin e nivelit të stresit lejojani vetes që të shikoni situatën në mënyrë objektive. Ka teknika të ndryshme relaksimi, ndërsa disa nga më efikaset janë ushtrimet, meditimet dhe joga.

Ushtroni komunikimin joverbal. – Nëse nuk e keni shprehi të praktikoni komunikimin joverbal, është koha që të filloni. Mjedisi përcjellë gjuhën e trupit tuaj, ndërsa në shumicën e rasteve më shumë se sa flisni në të vërtetë.


Kjo do t’ju ndihmojë që të bëheni të vetëdijshëm për shprehjet tuaja të fytyrës dhe tonin e zërit. Po ashtu më mirë do të kuptoni gjuhën e trupit të mjedisit dhe të reduktoni probabilitetin që mjedisi ju kupton në mënyrë të gabuar.

Lidhuni me ndjenjat. – Jemi të prirë t’u lëshohemi apo dorëzohemi ndjenjave. Shpesh më shumë fokusohemi në ndjenjat sesa në veprimet, ndërsa në shumicën e rasteve janë ndjenjat ato që përcaktojnë reaksionet tona në situatë.

Mundohuni që ndjenjat t’i përjetoni më pak intensivisht. Ndoshta në ndonjë situatë do të jeni të mërzitur, të shqetësuar, për së tepërmi kritik ose krenar, por e rëndësishme është që ato emocione negative t’i shndërroni në pozitive.

Shikojini gjërat nga këndvështrimi i të tjerëve. – Është e lehtë të jeni të fokusuar në mendimet tuaja dhe të shikoni gjërat vetëm nga njëra perspektivë. Herën tjetër kur mendimi i mjedisit nuk përputhet me mendimin tuaj, jepini vetes kohë që ta shikoni situatën nga këndvështrimi i tyre.

Kështu do të njihni më mirë mënyrën në të cilin mendon mjedisi. Nuk keni nevojë ta ndryshoni mendimin tuaj, por gjithsesi duhet t’i respektoni mendimet e të tjerëve.

Ushtrojeni përdorimin e gjuhës emocionale. – Nëse jeni tip i personit që kryesisht turpërohet t’i shprehë ndjenjat e veta qartë, është koha që ta ndërprisni këtë gjë. Nuk është e lehtë, por filloni duke ua shfaqur ndjenjat personave të afërt, ndërsa më vonë edhe të tjerëve.

Pas një kohe do ta keni më lehtë që t’u tregoni se si ndiheni në disa situata. Do të vëreni që mjedisi do të fillojë të bëjë gjënë e njëjtë në praninë tuaj.

Mbani ditar emocional. – Ditari emocional do t’ju ndihmojë që të shikoni se si ndikojnë disa situata në ndjenjat tuaja. Pas një kohe lexoni shënimet dhe do të vëreni se si në disa situata jeni ndier ashtu pa arsye.

Mbajtja e ditarit është mënyrë e shkëlqyeshme që të merrni kontrollin ndaj ndjenjave. Pas një kohe do të kuptoni më mirë ndjenjat e mjedisit.

Mësoni të kuptoni gjuhën e trupit. – Njerëzit në masë të madhe mund t’i vlerësojmë duke përcjellë gjuhën e tyre të trupit. Nëse dikush gjatë kohës së bisedës mban duart të kryqëzuara me forcë, do të shihni lehtë që ai person ka marrë qëndrim mbrojtës. Për të kuptuar gjuhën e trupit të mjedisit, së pari duhet të mësoni të kontrolloni gjuhën tuaj të trupit.

Në komunikimin e përditshëm ndonjëherë nuk e vërejmë kur e kemi tepruar, kur jemi shumë të përmbajtur, ose shumë të hapur. Për të nxjerrë nga çdo komunikim sa më shumë që është e mundshme, filloni të përcillni gjuhën e trupit të mjedisit.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Shëndetësi
Kalo në kategori