Nënpresidenti turk Fuat Oktay paralajmëroi Shtetet e Bashkuara për rrezikun e prishjes së marrëdhënieve, për shkak të mosmarrëveshjeve midis dy aleatëve të NATO-s që po shtojnë tensionet.
“Shtetet e Bashkuara duhet të zgjedhin. A dëshirojnë të mbeten aleate të Turqisë apo do të rrezikojnë miqësinë tonë duke bashkuar forcat me terroristët për të minuar mbrojtjen e aleates së NATO-s kundër armiqve të saj?” shkruante Oktay në një Twitter të enjten.
Komenti pason një paralajmërim drejtuar Ankarasë nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo që Turqia të mos ndërhyjë ushtarakisht kundër YPG-së, një milici kurde në Sirinë veriore. Ky grup është një aleat me rëndësi kritike e SHBA-së në luftën kundër grupit terrorist Shteti Islamik, por Ankaraja e ka cilësuar YPG-në organizatë terroriste të lidhur me një kryengritje brenda Turqisë.
“Sekretari Pompeo shprehu mbështetje për negociatat e tanishme në lidhje me Sirinë verilindore, duke paralajmëruar për pasoja potencialisht shkatërruese të veprimeve ushtarake të njëanshme turke në rajon”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë, pas takimit të zotit Pompeo të mërkurën me Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.
Cavusoglu theksoi atë që ai e quajti mungesë e “një strategjie të qartë” në Uashington për Sirinë.
Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, i cili humbi disa qytete kyçe në zgjedhjet lokale të dielën e kaluar, e ka shpallur sigurinë një përparësi, gjë që është interpretuar nga disa si një sinjal për një inkursion të mundshëm ushtarak në Siri kundër YPG-së. Forcat turke janë grumbulluar në masë në kufirin sirian.
Kërcënimi i një përplasjeje për Sirinë vjen në klimën e një mosmarrëveshjeje në rritje midis Uashingtonit dhe Ankarasë lidhur me planet turke për blerjen e sistemit rus të raketave S-400. Zyrtarët e SHBA thonë se raketat do të komprometonin sistemet e armëve të NATO-s.
“Turqia duhet të zgjedhë. A dëshiron ajo të mbetet një partnere kritik në aleancën ushtarake më të suksesshme në histori apo a do të rrezikonte sigurinë e këtij partneriteti duke marrë vendime të tilla të pamatura që minojnë aleancën tonë?” tha zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence në komentet e bëra këto ditë në Uashington.
“Blerja e sistemit nga Rusia është punë e mbarur,” tha zoti Cavusoglu në një diskutim për NATO-n në Uashington. “Ne nuk po zgjedhim midis Rusisë dhe aleatëve të tjerë, nuk i shohim marrëdhëniet tona me Rusinë si një alternativë ndaj marrëdhënieve me të tjerët, dhe askush, as Perëndimi e as Rusia, nuk duhet e as mund të na kërkojnë të zgjedhim”, shtoi ai.
Uashingtoni po i ofron Turqisë një sistem raketash Patriot. Ankaraja ka treguar gatishmëri për të blerë sistemin, por jo si alternativë ndaj sistemit S-400 të Rusisë.
Mosmarrëveshja është pjesë e shqetësimeve më të gjera midis aleatëve perëndimorë të Turqisë lidhur me thellimin e marrëdhënieve të Erdoganit me presidentin rus Vladimir Putin. Javën e ardhshme, Presidenti Erdogan do të vizitojë Moskën, ku zoti Putini pritet ta inkurajojë më tej Turqisë për të blerë sistemin S-400. Rusia është e vendosur t’i livrojë raketat në gjysmën e dytë të këtij viti.
Uashingtoni ka paralajmëruar se livrimi i avionëve të tij modernë F-35 Turqisë rrezikohet nëse Turqia ble sistemin rus.
Analistët thonë se në horizont po duken masa të mëtejshme kundër Turqisë dhe se monedha vendëse, lira, mund të bëhet viktima më e rëndësishme e çdo përballjeje me SHBA.
Analistët thonë gjithashtu se lira është në pozita të dobta, pas rënies vitin e kaluar të shkaktuar nga presidenti Donald Trump, i cili goditi Ankaranë me sanksione për shkak të arrestimit në Turqi të pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili më pas u lirua. /ekonomia-ks/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri