LAJMI I FUNDIT:

Rriten kërkesat për ujë të pijshëm, kërkohet shpenzimi racional i tij

Rriten kërkesat për ujë të pijshëm, kërkohet shpenzimi racional i tij

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shpenzojnë ujin e pijshëm pa nevojë, për shkak se niveli i liqeneve ka rënë nën kuotën maksimale.

KRU “Prishtina” thotë se kanë filluar të rriten dukshëm kërkesat për ujë të pijshëm, ndërkohë që niveli i ujit në Liqenin e Batllavës është 8.15 metra nën kuotën maksimale, ndërsa në atë të Badocit 10.55 metra.


Kompania këshillon qytetarët që të shpenzojnë në mënyrë racionale ujin e pijshëm, të mos e përdorin atë për larjen e veturave, ndërtimeve dhe pastrim të trotuareve.

Gjithashtu nga konsumatorët kërkohet pagesa e rregullt e ujit të shpenzuar, ndalimi i ndërhyrjeve pa leje në rrjetin e ujësjellësit, pasi në këtë mënyrë do të ketë më shumë kursim të ujit të pijshëm dhe një furnizim stabil. /Telegrafi/