LAJMI I FUNDIT:

Rrihen mes vete dy shtetas të huaj në Prishtinë

Rrihen mes vete dy shtetas të huaj në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Dy persona (shtetas të huaj) janë arrestuar pasi janë përleshur fizikisht mes vete.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 00:40 në rrugën “Sylejman Vokshi”, në Prishtinë.


Siç thuhet në raport, të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy meshkuj shtetas të huaj, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe të njëjtit pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/