Rrëzohet një vinç në Arbëri, lëndohet një person

Foto: Ilustrim
Një vinç është rrëzuar në lagjen Arbëria në Prishtinë, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
"Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se një person është lënduar deri sa ishte duke punuar në rrugën Bashkim Fehmiu në Prishtinë", ka deklaruar Pllana.
Sipas tij, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
"Njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", ka shtuar ai. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































