LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet një aeroplan në Australi, ishte angazhuar për fikjen e zjarrit – shpëtojnë dy pilotët

Rrëzohet një aeroplan në Australi, ishte angazhuar për fikjen e zjarrit – shpëtojnë dy pilotët

Një aeroplan i tipit Boeing 737-300 është rrëzuar në Australi, kurse mediat e atjeshme raportojnë se bëhet fjalë për një aeroplan të angazhuar në fikjen e zjarrit.

Sipas rrjetit televiziv australian ABC, dy pilotët që pilotonin me aeroplanin kanë arritur të shpëtojnë, pavarësisht se pësuan lëndime të lehta trupore, transmeton Telegrafi.

Aeroplani i rrëzuar i përkiste kompanisë Colson Aviation, që ishte futur në përdorim për fikjen e zjarrit që shpërtheu në parkun nacional “Fidgerald River”, që gjendet rreth 443 kilometra në jugperëndim të Perth.

Siç është bërë e ditur nga Colson Aviation, Boeing është dashur të kryej dy fluturime, por u shfaq një problem teknik gjatë fikjes së zjarrit.

Gjithçka nisi kur fluturakja nuk arriti lartësinë e nevojshme dhe u përplas në një zonë malore, ku nga shpërthimi i fuqishëm një hapësirë e madhe u përfshi nga zjarri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Kalo në kategori