LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet mbi shtëpi një aeroplan i ushtrisë kineze, humb jetën një qytetar – katapultohet piloti dhe i shpëton më të keqes

Rrëzohet mbi shtëpi një aeroplan i ushtrisë kineze, humb jetën një qytetar – katapultohet piloti dhe i shpëton më të keqes

Një aeroplan ushtarak i Kinës është rrëzuar në një lagje të banuar në pjesën qendrore të Kinës, duke lënë të vdekur një person, raportojnë mediat e këtij vendi.

Aeroplani J-7 i ushtrisë kineze, ishte pjesë e stërvitjeve ushtarake në provincën Hubbei kur u rrëzua – duke shkatërruar disa shtëpi, transmeton Telegrafi.


E si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën një banor i lagjes ku u rrëzuar fluturakja, e dy tjerë u lënduan. Në anën tjetër, piloti që shpëtoi me lëndime të lehta trupore, ka arritur që me sukses të katapultohet dhe të hap parashutën.

Edhe piloti dhe civilët e lënduar janë dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt për tretman, nga ku është bërë e ditur se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Në një video amatore shihen shtëpitë e përfshira nga zjarri – që besohet të jetë si pasojë e rrëzimit të aeroplanit jo larg aeroportit të Siangyang në provincën Hubbei.

E siç raporton CNN, po hetohet shkaku që mund të ketë çuar te rrëzimi i fluturakes. /Telegrafi/

https://twitter.com/jetvvv/status/1534780308708638720?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1534780308708638720%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fvijesti%2Fsvijet%2Fu-kini-vojni-avion-pao-na-kuce-ubio-jednog-stanara%2F220609037