LAJMI I FUNDIT:

Rrezja misterioze që detyron aeroplanët të ‘devijojnë’, ndez teoritë e komplotit të UFO-ve mbi Mbretërinë e Bashkuar

Rrezja misterioze që detyron aeroplanët të ‘devijojnë’, ndez teoritë e komplotit të UFO-ve mbi Mbretërinë e Bashkuar

Një rreze masive lazer shkaktoi intriga dhe teori konspirative të UFO-ve kur u pa në qiell dhe pa që shumë aeroplanë “devijuan” në Coventry, gjatë fundjavës.

Pamjet e rrezes lazer tregojnë një dritë të trashë jeshile dhe blu që ngrihet mbi qytetin përreth dhe zhduket në retë lart, transmeton Telegrafi.


Në klip, i regjistruar të shtunën, 17 tetor, është e qartë që rrezja është shumë e fuqishme, shkruan Daily Star.

Komentuesit ishin të shumtë, si në Twitter ashtu edhe në Facebook, duke folur se ishin UFO-t ata që e kishin ndezur këtë lazer.

Për fat të mirë, lazeri nuk ishte një sulm i huaj, raporton Coventry Live.

Mat Lawrence, nga Kvant Lasers, po testonte për të parë se nga larg mund të shihej “lazeri më i fuqishëm në botë”.

Ai tha: Ne po provonim lazerin më të fuqishëm në botë dhe po merrnim disa fotografi nga i gjithë qyteti. Ne e kemi bërë atë në qytete të ndryshme, por tashmë, shumë njerëz kanë menduar se ishin alienët që e kishin lëshuar atë, tha ai.

Ai tha se lazeri mund të shihet deri në 30 kilometra në kushte të mira të motit.

Duke pasur parasysh lartësinë që mund të arrijë lazeri, Mat u desh t’u jepte një paralajmërim atyre në botën e aviacionit.

Aeroporti i Coventry u bë i vetëdijshëm për shfaqjen, kështu që mund të sigurohej që çdo fluturim në zonë të drejtohej në mënyrë të sigurt, raportojnë mediat angleze. /Telegrafi/