LAJMI I FUNDIT:

Rreziqet e një puthje dashurie

Rreziqet e një puthje dashurie

Duke mos puthur në gojë partnerin tuaj mund t'i shmangeni kontaktit me ato mbi 500 baktere që bujtojnë brenda në gojë.

"Puthja në gojë është mënyra më e mirë nëpërmjet së cilës ngjitet virusi" shpjegon Lewis Smith që është profesor në mjekësi në Universitetin e Chicago-s. Për shembull virusi i gripit, në mënyrë që të shumëfishohet dhe zhvillohet ka nevojë për një mjedis të përshtatshëm, si ç’është trupi i njeriut, pastaj mbërrin bujtinarin e mëpasshëm nëpërmjet rrymëzash të lëngshme që çlirohen në ajër përmes një teshtitjeje apo kollitjeje. Ose përmes ndërrimit të pështymës, që njihet ndryshe si puthje. Viruset kanë me vete proteina ngjitëse me të cilat u bashkëngjiten qelizave të shëndosha, ku futen dhe shumëfishohen.

Pjesëza virale është e mbuluar nga një mbulesë glikoproteine, brenda së cilës gjenden dy lloje të ndryshme enzimash: emaglutinina që është ngjitëse dhe ndihmon virusin të gjejë qelizat e shëndosha në hundë, fyt apo mushkëri dhe neraminidasi që ndihmon virusin të shpërndahet nga njëra qelizë në tjetrën.


Këto dy enzima u bëjnë të mundur viruseve të pushtojnë qelizën ku shumëfishohen dhe kur qeliza nuk është më në gjendje të mbajë tërë këto syresh, shpërthen.

Ndaj këtij sulmi trupi kundërvepron me simptoma tepër të dukshme, ftohje, ethe, dhimbje muskujsh, hundë të zëna, skuqje të bajameve. Por mos kini frikë, kjo tregon se sistemi imunitar ka nisur të veprojë.

Limfocitet përbëjnë atë ushtri qelizash përgjegjëse për kundërveprimin imunitar. Posa stimulohen të veprojnë nga prania e virusit të gripit, limfocitet lëshojnë produkte kimike që thërrasin qelizat e tjera, për të vazhduar luftën kundër virusit.

Si rezultat i këtij veprimi ngjet malcimi i mushkërive si dhe njeriu nis të mos ndjehet mirë, por në fund kur sistemi imunitar fiton kthehet shëndeti i mëparshëm.

Procesi i malcimit kërkon zakonisht dy javë dhe nuk merret aspak si të jetë ndonjë rrezik, përveç se kur mbizotërojnë disa kushte të caktuara.

Meqenëse një puthje ndryshon si nga kohëzgjatja ashtu edhe nga thellësia, nuk ka ndonjë mënyrë për të kuptuar kur një puthje mund të shkaktojë një infeksion viral, por sipas asaj që thonë ata që kanë njohuri nga kjo fushë, mjaftojnë 10 pjesëza virale për të ngjitur një infeksion. Kështu sa më të gjata dhe të thella të jenë puthjet midis dy vetave, aq më e mundshme është që ndonjë virus t’i ngjitet tjetrit.

Në trend Stil

Më shumë
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Këshilla dhe ide
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Kur vullneti e mund realitetin e ashpër: Një vajzë pa të dyja këmbët merret me modeling dhe sport

Kur vullneti e mund realitetin e ashpër: Një vajzë pa të dyja këmbët merret me modeling dhe sport

Stil
Regjimi 12-minutësh i Mbretit Charles: Anashkalon drekën, por jo ushtrimet e muskujve të barkut dhe pompat

Regjimi 12-minutësh i Mbretit Charles: Anashkalon drekën, por jo ushtrimet e muskujve të barkut dhe pompat

Aktivitete sportive
Kalo në kategori