LAJMI I FUNDIT:

Rreziku për sigurinë kombëtare, arsyeja pse shumë të burgosur në Kosovë nuk u liruan me kusht

Rreziku për sigurinë kombëtare, arsyeja pse shumë të burgosur në Kosovë nuk u liruan me kusht
Foto: Ilustrim

Disa të burgosur në Kosovë kanë marrë rekomandime për lirim me kusht, por proceset janë refuzuar nga paneli për lirim me kusht.

Gjyqtarja Valdete Daka ka treguar se pse këto kërkesa po refuzohen.


Daka ka thënë se ekziston një vlerësim i veçantë i cili vlerëson rrezikshmërinë e të burgosurit për sigurinë kombëtare dhe për këtë arsye kërkesat për lirim me kusht nga të burgosurit për veprat terroriste refuzohen.

“Unë jam vetëm në vitin e fundit në panelin për lirim me kusht dhe kemi pasë shumë pak raste të të burgosurve që lidhen me terrorizëm të cilët kanë kërkuar lirim me kusht. Kemi raste kur të burgosurit i kanë plotësuar kushtet, në fakt këta të burgosur i përmbushin kushtet. Por ekziston një vlerësim i posaçëm i cili është vlerësimi për rrezikshmërinë për sigurinë kombëtare dhe kur kemi një vlerësim se ata të burgosur janë të rrezikshëm ne i refuzojmë kërkesat”, tha Daka, në emisionin “Kallxo Përnime”.

Daka theksoi se që nga janari i këtij viti e deri në shtator kanë pranuar 681 kërkesa për lirim me kusht.

“Sipas shënimeve që ne i kemi prej janarit të këtij viti e deri në shtator kemi pranuar 681 kërkesa, ku kemi shqyrtuar 576 prej tyre, 296 janë aprovuar, 282 janë refuzuar. Ka edhe kërkesa ku janë hedhur poshtë si të parakohshme apo është dashtë që të shtyhen”, tha ajo.

Gjatë trajtimit të rasteve të terrorizmit, BIRN ka gjetur informacione se disa nga të burgosurit për terrorizëm kanë nisur të lirohen para kohe dhe kjo duke përdorur mekanizmat e panelit për lirim me kusht.

Alban Rrahmani nga Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se aktualisht 19 persona janë në mbajtje për veprat penale që lidhen me terrorizëm.

“Shërbimi korrektues i Kosovës aktualisht ka në mbajtje 19 persona për veprat penale që lidhen me terrorizëm dhe kjo kategori e të burgosurve është e vendosur në dy lokacione dhe trajtohen në mënyrë të dinjtetshme si çdo kategori. Aktualisht 10 të burgosur janë të vendosur në qendrën korrektuese në Dubravë, ndërsa nëntë të paraburgosur janë të vendosur në Burgun e Sigurisë së Lartë edhe pse statistikat mund të ndryshojnë në baza ditore” – tha ai.

Rrahmani dha shifra se sa nga të burgosurit për veprat që lidhen me terrorizëm janë liruar me kusht që nga viti 2019.

“Kur po flasim për lirimet, lirimin normal e kanë përfituar 25 persona nga viti 2019 prej kur ka filluar këto dy mundësi të lirimit të parakohshëm, ndërsa lirimin me kusht – 24. Ekipi multidisiplinor bën një plan të dënimit, po flas për persona të dënuar dhe mbi bazën e matjeve të sjelljeve të tyre dhe përfshirjen e tyre në aktivitete dhe vlerësimi i performancës së tyre, pastaj për t’u përpiluar raporti te paneli për t’u liruar me kusht”, thotë ai

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori