LAJMI I FUNDIT:

Rreth një mijë maturantë pjesëmarrës në “Paradën e maturës 2019” në Shkup

Rreth një mijë maturantë pjesëmarrës në “Paradën e maturës 2019” në Shkup

Në Sheshin “Maqedonia” rreth 1.000 maturantë morën pjesë në manifestimin tradicional “Parada e maturës 2019”, ku e kanë luajtur kuadrilin.

Përveç në Shkup, parada e maturantëve u mbajt edhe në Ohër, Strugë, Gjevgjeli, Strumicë dhe Vallandovë.

Organizatori i ngjarjes Nikolla Gligorov nga Drejtoria për kulturë dhe art, tha se është i kënaqur nga organizimi i sivjetshëm.

“Jam i kënaqur që edhe këtë vit për të 13-tën herë arritëm ta mbajmë këtë manifestim. Interesi te maturantët prej viti në vit po rritet. Veçmë u bë i njohur manifestimi. Po mbahet në rreth 60-70 qytete nga Evropa Juglindore”, tha Gligorov.

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, u dëshiroi regjistrim të suksesshëm në fakultetet e dëshiruara maturantëve.

Manifestimi “Parada e maturës 2019” është përkrahur nga Bashkia e Shkupit, Agjencia për rini dhe sport dhe Zyra e BE-së në Shkup.

Parada e maturantëve filloi të organizohet në vitin 2001 në Lubjanë, ndërsa në vend për herë të parë u mbajt në vitin 2007 në Shkup dhe në Ohër.