LAJMI I FUNDIT:

Rreth 80 persona të vrarë në Mianmar nga forcat e sigurisë – dy muaj që kur ushtria mori pushtetin në vend

Rreth 80 persona të vrarë në Mianmar nga forcat e sigurisë – dy muaj që kur ushtria mori pushtetin në vend

Më shumë se 80 njerëz janë vrarë nga forcat e sigurisë në Mianmar, gjatë shtypjes së një proteste në qytetin Bago, thonë aktivistët.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ushtria raportohet të ketë marrë trupat e të vrarëve, numri i vërtetë i viktimave mund të mos dihet kurrë me saktësi.


Dëshmitarët thanë se ushtarët kishin përdorur armë të rënda, duke qëlluar në çdo që lëvizte.

Më shumë se 600 njerëz janë vrarë në Mianmar që kur ushtria mori pushtetin më 1 shkurt, duke kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve.

Vrasjet e fundit në Bago, afër qytetit kryesor të Yangon, raportohet të kenë ndodhur të premten, por iu deshën një ditë e tërë për t’u raportuar, pasi shumë banorë u detyruan të largoheshin në fshatrat përreth.

Grupi monitorues, Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), tha se numri aktual i viktimave ka gjasa të jetë shumë më i lartë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Kalo në kategori