LAJMI I FUNDIT:

Rreth 80 mijë euro obligime ndaj minatorëve, Sindikata i jep një javë kohë menaxhmentit të “Trepçës” të realizojë pagesat

Trepca - Minatoret - foto ridvan slivova

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një reagimi publik thotë se menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça”, ka rreth 80 mijë euro obligime ndaj tyre.

Sindikalistët fajësojnë menaxhmentin se po pengon aktivitetet e tyre, dhe se shuma rreth 80 mijë euro është që minatorët kanë paguar nga paga e tyre, transmeton Telegrafi.

“Të nderuar minator janë bërë tani e sa vite që Menaxhmenti i Ndërmarrjes Trepça Sh.A e pengon aktivitetin sindikal të Sindikatës së minatorëve të Kosovës në forma të ndryshme, duke filluar nga përndjekjet, shantazhet, presionet, kërcënimet, suspendimet, largimet nga puna etj. Një formë tjetër pengimit të veprimit sindikal dhe përpjekjes për të zhbërë sindikatën është ndalesa e kuotizimit apo anëtarësisë sindikale. Duke penguar dhe pamundësuar aktivitetin sindikal vazhdimisht.


Si rezultat i mostransferimit të këtyre mjeteve për disa vite obligimi tanimë duhet të jetë rreth 80.000 mijë euro. E tmerrshme. Këto janë mjete të cilat ne i paguajmë nga paga jonë, me djersen e ballit dhe të njëjtat nuk na i transferojnë në llogarinë sindikale, me  tendencën e vetme përndjekjen e sindikalistëve, largimin e tyre nga sindikata dhe njëherit zhbërjen e saj”, theksohet në reagim.

Tutje, ata thonë “Turpi ju mbuloftë. Ju se keni idenë se çka është as demokratike e as ligjore. Por ta dini se Trepça nuk është pronë e bordit e as e një menaxhmenti total të padijshëm. Trepça Sh.A para së gjithash është e minatorëve dhe qytetarëve, e kështu do të mbetet gjithmonë”.

Sindikata ka kërkuar nga menaxhmenti që brenda një jave të realizojnë vlerën prej 80 mijë euro.

“Ne ju njoftojmë dhe bëjmë thirrje që nëse brenda afatit një javor nuk paguhet vlera e plotë e kuotizimit sindikal (që është paguar nga djersa jonë/ nga gjepi ynë/nga kafshata e familjeve tonë), ne do të ndërmarrim të gjithë hapat demokratik për të realizuar këtë të drejtë. Bashkangjitur me këtë postim keni vetëm një pjesë të obligimeve që ndërmarrja Trepça Sh.A i ka Sindikatës së Pavarura të Minatorëve të Trepçës së Kosovës”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori