LAJMI I FUNDIT:

​Rreth 70 për qind e shërbyesve civilë janë vaksinuar me dozën e parë

​Rreth 70 për qind e shërbyesve civilë janë vaksinuar me dozën e parë

Mbi 44 mijë persona janë të punësuar në administratën publike në gjithë Kosovën. Nga java e kaluar atyre nuk u lejohet hyrja në vendet e punës pa dëshminë e vaksinës, testin PCR apo test serologjik.

Sipas Sindikatës së Shërbyesve Civilë, rreth 70 për qind e punëtorëve shtetërorë janë vaksinuar me dozën e parë, kurse me dozën e dytë rreth 30 për qind.


Mursel Zymberi, kryetar i Sindikatës së Shërbyesve Civilë në një intervistë për KosovaPress, thotë se vendimi i Qeverisë për vaksinim të detyrueshëm nuk është mirëpritur nga punëtorët. Madje pretendon se kjo është edhe shkelje e të drejtave të njeriut.

“Me vaksinën e dytë del diku 30%, kurse me vaksinën e parë një numër goxha i madh i zyrtarëve ndoshta e kalon shifrën 60% ose 70%. Ka pas shqetësime në kohën kur Qeveria e bëri të ditur një vendim lidhur me masat ndaj zyrtarëve të cilët janë të pavaksinuar, kinse do të detyrohen të lënë vendin e punës nëse nuk vaksinohen.

Ky vendim nuk është prit mirë nga ana e shërbyesve civil, por as nga opinioni i gjerë. Kjo atakon drejt për së drejti të drejtat themelore të njeriut. Vaksinim të detyrueshëm nuk mendoj se mundet me pas, kjo çështje nëse shkon në instanca tjera do të vërtetojnë ligjshmërinë e këtij vendimi.

Me Kushtetutë dhe ligj të vendit nuk ka ndonjë masë të caktuar ndaj zyrtarëve publikë apo edhe shërbyesve civilë që do të mund të largonte dikë nga puna”, ka thënë ai.

Pavarësisht kësaj, kreu i sindikatës së shërbyesve civilë, apelon të gjithë punëtorët që të vaksinohen, pasi janë rekomandime të Organizatës Botërore të Shëndetësisë si dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ai shton se asnjë punëtor nuk e ka refuzuar vaksinën, por që kanë kërkuar kohë për t’u bindur. Madje sipas tij disa prej tyre nuk janë vaksinuar për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

“Tash nuk kam dikë të paraqitur që refuzon, ka të tillë që refuzon me marr për shkak të gjendjes shëndetësore, ka të tillë që tash me këto masat e reja deri në datën 26 të këtij muaji që kanë provua me marr dhe me kanë pjesë e stafit shtesë, derisa dikujt i duhet edhe një bindje psikike për me marr, ngase nuk është përgatitur ende për me besua këtë.

Unë për veti me stafin tim të punës në përgjithësi e kemi marr vaksinën dhe kam apeluar edhe ma herët te shërbyesit civil, se derisa kemi një vlerësim të OBSH-së dhe Institutit Kombëtarë Shëndetit Publik dhe po merr jetë të njerëzve ne patjetër duhet të përgatitemi dhe ta marrim këtë vaksinë dhe nuk ka hezitime, thjeshtë data është krijuar për neglizhencë të angazhimit të duhur nga ana e Qeverisë jo për rezistencë nga ana e punëtorëve”, ka shtuar ai.

Pavarësisht se përkrah masat e Qeverisë për lirimin nga puna të disa kategorive, Zymberi thotë se mungesa e një pjese të stafit po e vështirëson punën në institucionet shtetërore.

“Për neve si shërbyes civil është mjaft e vështirë për faktin se ne duhet të pranojmë të punojmë në masa të caktuara thjeshtë me staf të përgjysmuar. Edhe ashtu nuk e kanë lehtë edhe ata që punojnë brenda, sepse brenda institucionit gjysma e punëtorëve sigurisht që lejohet të mungojnë ata që kanë rrethana të caktuara, nënat lehona, nënat gjidhënëse, personat mbi moshën 62 vjeçare, personat me sëmundje kronike. Tani punojnë me staf esencial dhe më tepër shërbimet në shumë institucione të caktuara ofrohen në hyrje për të mos i rrezikuar punëtorët”, ka potencuar ai.

Ai ankohen në Qeverinë e Kosovës, e cila sipas tij nuk po ofron masa mbrojtëse për punëtorët, si maska dhe dezinfektues, e të cilat po detyrohen t’i sigurojnë vet.

“Qeveria nuk po kujdeset për sigurimin e masave mbrojtëse në vendin e punës. Në institucione të caktuara nuk kemi dezinfektues, nuk bëhet dezinfektimi i objektit, nuk i’u dërgohen maska, sprej për duar ose asgjë tjetër.

Të gjitha këto shërbyesit civilë me paratë e veta i blejnë dhe kjo nuk është e drejtë, sepse unë e di që nuk është një kosto e lartë dhe mjete të mjaftueshme ka për këto situata por nuk e di pse nuk u qojnë shërbyesve civilë.

Për dikën që është prej shërbyesve civilë që është me një pagë minimale është e tepërt që brenda muajit me shpenzua 30-40 euro ndoshta edhe më shumë për maska dhe dezinfektues. Këtu duhet vënë Qeveria kujdesin që t’i ofron mbështetje dhe përkrahje në punë të gjithë shërbyesve civilë”, ka vlerësuar ai.

Ndërkohë, ministri Arben Vitia dje ka prezantuar masat e reja kundër COVID-19 që pritet të hyjnë në fuqi nga 27 shtatori. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori