LAJMI I FUNDIT:

Rreth 500 automjete në flakë pas një shpërthimi në kufirin Afganistan-Iran, raportohet për 17 persona të lënduar

Rreth 500 automjete në flakë pas një shpërthimi në kufirin Afganistan-Iran, raportohet për 17 persona të lënduar

Më shumë se 500 automjete shpërthyen në flakë në kufirin Afganistan-Iran të shtunën pasdite, pas shpërthimit të një kamioni karburanti.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi zyrën doganore në Islam Qala, në provincën perëndimore të Afganistanit, Herat.


Të paktën 17 njerëz pësuan lëndime dhe të njëjtit u dërguan në klinikën Islam Qala dhe në Spitalin Rajonal Herat, sipas zëdhënësit të departamentit të shëndetit publik në Herat, Mohammad Rafiq Sherzaj.

“Të gjithë ishin të tmerruar. Ata po iknin. Makinat ishin bllokuar”, tha dëshmitari okular, Khalil Ahmad.