LAJMI I FUNDIT:

Rreth 50 mijë euro gjobë për bizneset transportuese që nuk kanë printuar kuponë fiskal

Rreth 50 mijë euro gjobë për bizneset transportuese që nuk kanë printuar kuponë fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë ditëve të fundit ka lëshuar 221 gjoba mandatare të cilat kapin shifrën e rreth 50 mijë eurove, të gjitha këto për bizneset transportuese të cilat nuk kanë printuar kupona fiskal.

Gjatë aksionit janë inspektuar 41 biznese ku është gjetur se 34 prej tyre kanë qenë të  fiskalizuara,  20 prej tyre nuk kanë printuar kuponë fiskal, ndërsa 7 të tjera nuk kanë pasur të instaluara pajisjet elektronike fiskale.


“Procesi i fiskalizimit është një proces permanent,  i cili ndërlidhet me paraqitjen e bizneseve të reja në treg (regjistrimin e tyre),  si dhe daljen nga tregu të atyre ekzistueseve ( ndërprerjen e veprimtarisë apo heqjen dorë nga mënyra e shitjes me para të gatshme). Aksionet e ngjashme do të zhvillohen edhe ditëve në vijmë,  në mënyrë që gjithë tatimpaguesit të kenë trajtim të barabartë nga ATK gjatë  zbatimit të Legjislacionit Tatimor. Nga konstatimet e bëra në teren janë lëshuar 221 gjoba mandatare,  në vlerë prej 48, 375 euro”, thuhet në njoftimin e ATK-së. /Telegrafi/