LAJMI I FUNDIT:

Rreth 50 fluturime të anuluara nga aeroporti i Dublinit – vendi është kapluar nga stuhia Isha

Rreth 50 fluturime të anuluara nga aeroporti i Dublinit – vendi është kapluar nga stuhia Isha

Rreth 50 fluturime janë anuluar drejt dhe nga aeroporti i Dublinit të Irlandës, për shkak se vendi është kapluar nga stuhia Isha.

Raportohet se erërat e forta kanë shkaktuar devijimin e shtatë fluturimeve të tjera.


Aeroporti ka këshilluar pasagjerët që të kontaktojnë drejtpërdrejt me linjën e tyre ajrore për përditësime mbi fluturimet specifike.

Të prekur nga stuhia Isha janë mijëra njerëz dhe zona të Dublinit dhe Mayo-s në të cilat është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Parashikuesi irlandez i motit, Met Eireann, ka paralajmëruar se erëra “jashtëzakonisht të forta” priten në tre zona: Donegal, Galway, dhe Mayo.

Zonat janë paralajmëruar nga autoritetet e sigurisë rrugore të cilat i kanë këshilluar drejtuesit e veturave që të shmangin çdo udhëtim gjatë stuhisë.

Këto masa vijnë pasi qeveria irlandeze ka shprehur shqetësim në lidhje me motin duke theksuar se nuk dëshirojnë që askush të vdesë shkaku i stuhisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori