LAJMI I FUNDIT:

Rreth 400 persona u mblodhën në ngjarjen bamirëse ‘Let’s Dance’

Rreth 400 persona u mblodhën në ngjarjen bamirëse ‘Let’s Dance’

Në përvjetorin e pestë të ngjarjes bamirëse “Let’s Dance” – “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët” u mblodhen rreth 400 vetë për një kauzë të mire, ku për të pestën herë me radhë është dëshmuar se lëvizja e bamirësisë që nisi në vitin 2015 është shndërruar tashmë në një nga traditat më të bukura në kryeqytet. Ngjarja u mbajt me 24 tetor 2019 tek Sheshi 21 në Prishtinë.

“Është ndjenjë e mrekullueshme të shohësh se një numër i madh i komunitetit u mblodhën sonte për të përkrahur misionin e AMC. Jemi mirënjohës ndaj të gjithë donatorëve dhe përkrahësve të vazhdueshëm të fonadacionit që e bënë Let’s Dance një natë të paharrueshme”, thotë Vlorian Molliqaj, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit.

Si çdo vit, qëllimi i kësaj ngjarjeje është të mbledhë fonde të cilat më pas përdoren nga Fondacioni Action for Mothers and Children për të mbështetur programe të ndryshme shëndetësore, për të siguruar medikamente dhe pajisje mjekësore dhe për të ofruar shërbime shtesë për foshnjat që kanë nevojë për trajtim mjekësor të specializuar. Këtë vit, rreth 15,000 euro u ngritën me anë të sponsorizimeve dhe shitjeve të biletave të cilat do të shfrytëzohen përfinancimin e programeve shëndetësore të AMC-së. Ngjarja u mbështet edhe nga miqt tanë të cilët siguruan ushqim, pije, muzikë, dekorim dhe materiale promovuese si sponzor ‘in-kind’ për shërbime dhe produkte që tejkalojnë vlerën e 13,000 euro.

Ngjarja e bamirësisë Let’s Dance u organizua nga Fondacioni Action for Mothers and Children bashkë me Crimson Capital. Ngjarja u mbështet me sponzorizime nga: BPB, 3CIS, Lesna, NLB Banka, AmCham, Finca, KEP Trust, Meridian, Moneta, Sigal, Trepharm, Sharrcem, HIB, Princesha Construction, Lesna, Florentina Cheese, Bear Sanctuary, Eko Wine, Bodrumi i Vjeter, Gekos, Karl Gega, Fluidi, Bodrumi i vjetër, Coca Cola HBC, Ha mire, Green and Protein, Gekos, Menza Ramiz Sadiku, Mezzeria, Perla Events, Lulishtja Labi, Rezniqi, Birra Peja, Ujë Rugove, Thai Restaurant, VM3, Photome, Glam Radion, RTK dhe Telegrafi. Gjithashtu, falenderim i veçant shkon për NRG Band, Offchestra, Gamblemania, Arben Llapashtica dhe Blerim Berisha.