Rreth 300 të vdekur më shumë se sa të lindur në Gostivar

Vitin e kaluar Komuna e Gostivarit ka pasur më shumë të vdekur se sa foshnja të lindura.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, vitin e kaluar janë lindur 606 foshnja dhe kanë humbur jetën 902 qytetarë.
Sipas tremujoreve, më së shumti të vdekur ka në tremujorin e fundit, që përfshin muajin tetor, nëntor dhe dhjetor me 359 vdekje, ndërsa sa i përket lindjeve, më së shumti lindje ka pasur në tremujorin e dytë, përkatësisht në prill, maj dhe qershor.
Gjatë vitit 2020 në Gostivar ka pasur po ashtu 493 kurorëzime dhe 64 ndarje./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































