LAJMI I FUNDIT:

Rreth 2500 gjuhë në botë përballen me rrezikun e zhdukjes

Rreth 2500 gjuhë në botë përballen me rrezikun e zhdukjes

Aktualisht ekzistojnë rreth shtatë mijë gjuhë në botë dhe afërsisht 2500 prej tyre po përballen me rrezikun e zhdukjes, paralajmëroi një përfaqësues i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) në Turqi.

Shqipja nuk shuhet dot! Cilat janë gjuhët që shpejtë do të vdesin në Evropë?
Lexo po ashtu Shqipja nuk shuhet dot! Cilat janë gjuhët që shpejtë do të vdesin në Evropë?

“Po përballen me rrezikun e zhdukjes për shkak se numri i njerëzve që i flasin ato gjuhë po zvogëlohet”, ka thënë Alcal Oguz. “Rrezikimi dhe zhdukja e gjuhëve është rritur viteve të fundit në veçanti për shkak të ndryshimeve sociale, politike dhe ekonomike në botë”.


Sipas tij, shumica e gjuhëve të rrezikuara përbëhen nga gjuhë që fliten nga më pak se 10 mijë njerëz. Ai po ashtu tha se është e vështirë të gjenden folës të rreth 200 gjuhëve.

“Numri i gjuhëve të zhdukura nga viti 1950 është mbi 250”, theksoi Oguz. /AA/