LAJMI I FUNDIT:

Shqipja nuk shuhet dot! Cilat janë gjuhët që shpejtë do të vdesin në Evropë?

Shqipja nuk shuhet dot! Cilat janë gjuhët që shpejtë do të vdesin në Evropë?

Në çdo moment, 13 gjuhë evropiane mund të vdesin, ndërsa buzë zhdukjes janë madje 33 gjuhë të Evropës, paralajmëron UNESCO që thotë se këto gjuhë janë në listën e atyre që janë ose në rrezik ose në procesin e zhdukjes, raporton NationalGeographic, transmeton Telegrafi. Natyrisht, shqipja nuk vjen në konsideratë të jetë në atë listë.

Në grupin e parë, tek i cili janë gjuhët e rrezikuara, janë gjuhët që ende përdoren po shumë rrallë. Në grupin e dytë janë gjuhë të cilat janë tashmë në procesin e zhdukjes dhe të cilat i flasin vetëm ca individë, përfaqësues të gjeneratave të vjetra, përderisa gjeneratat e reja këtë gjuhë as e flasin as e kuptojnë

Më e rrezikuara është dialekti i gjuhës gjermane i quajtur gotshej (Gottscheerish- sipas enklavës në Gottschee në Slloveni – v. Telegrafit), pastaj dialektet e Galicisë (Evropën Lindore, pjesën e Ukrainës – v. Telegrafit) të gjuhës karaime.


Në procesin e vdekjes është edhe gjuha votike e popullit që jetonte në rajonin e Shën Petersburgutnë Rusi. Me këtë gjuhë tash flasin vetëm 20 persona. Po ashtu po vdes gjuhakildinine në Rusi e cila tash flitet nga 787 persona.

Në mesin e 33 gjuhëve të rrezikuara janë tetë të popujve që jetojnë në Francë, katër që jetojnë në Britani të Madhe, tri gjuhë në Suedi, ndërsa në listë janë dialektet e ndryshme në Bullgari, Itali, Greqi, Finlandë, Norvegji, Letoni dhe Kroaci.

Më poshtë mund ta gjeni listën e gjuhëve të zhdukura, më të rrezikuara në Evropë, rajonet dhe shtetet, si dhe numri i personave që e flasin:

Gottscheerisch, Koçevjenë Slloveni (panjohur)

Ter Sami, Lvivnë Rusi (6-11)

Karaim, Galicianë Ukrainë (6)

Pite Sami, ArjeplogCountynë Suedi (më pak se 10)

Ume Sami, ArvidsjaurCountynë Suedi (më pak se 10)

Votic, Perëndimi i Shën Petersburgut në Rusi (20)

Gagauz, Deliormannë Bullari (100)

Töitschu, Issimenë Itali (200)

Cappadocian, Kavalanë Greqi (300)

Tsakonian, Leonidionë Greqi (300)

Cornish, Cornwall, Britani e Madhe (574)

Manx, Britani e Madhe (i fundit që e foli vdiq më 1974)

Livonian, Courlandnë Letonia (personi i fundit që e foli vdiq më 2013)

Gjuhët e rrezikuara janë:

Champenois, Champagnenë Francë (panjohur)

Skolt Sami, Laplandnë Finlandë (300)

Istro-Romanian, MountUckanë Kroaci (300)

Gardiol, Kalabria në Itali (340)

Inari Sami, Laplandnë Finlandë (400)

South Sami, Vilhelmianë Norvegji/Suedi (500)

Kildin Sami, Umbanë Rusi (787)

Saterlandic, Saksoni në Gjermani (1,000)

Guernsey, Britani e Madhe (1,327)

Jersey, Britani e Madhe (2,000)

Molise, Campobassonë Itali (3,000)

Franc-Comtou, Besanconnë Francë (4,000)

NorthFrisian, Schleswig-Holsteinnë Gjermani (10,000)

Lorrain, La Gaumenë Belgjikë (20,000)

Bourguignon, Bourgognenë Francë (50,000)

Breton, LowerBrittanynë Francë (300,000)

Gallo, UpperBrittanynë Francë (300,000)

Lemosin, Limousinnë Francë (400,000)

Picard, Nord-Pas-de-Calaisnë Francë (600,000)

Auvergnat, Auvergnenë Francë (1,315,000).

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori