LAJMI I FUNDIT:

Rreth 200 autobusë ende në rrugët e Shkupit, të shtunën do të diskutohet për mënyrën e vazhdimit të protestës

Rreth 200 autobusë ende në rrugët e Shkupit, të shtunën do të diskutohet për mënyrën e vazhdimit të protestës

Rreth 200 autobusë të transportuesve privatë edhe sot vazhdojnë të bllokojnë disa rrugë kryesore në Shkup.

Përfaqësuesit e transportuesve privatë akuzojnë kryesinë e Qytetit të Shkupit për kaosin, duke thënë se nuk kanë rrugë tjetër ndërkaq bëjnë të ditur se të shtunën do të mblidhet trupi koordinues për të parë se si do të veprojnë ditëve në vijim.


“Me siguri se koordinimi i transportuesve privatë do të ketë mbledhje të shtunën dhe do të vendosim për masat e mëtejme. Siç thash, fokusi i pakënaqësisë sonë dhe argumentet që çdo ditë po dalin në pah, na japin të drejtën që ta fokusojmë protestën tonë këtu para Administratës së qytetit”, tha mes tjerash Kemal Muriq nga “Slloboda prevoz”.

Autobusët privatë ka më tepër se një javë që përmes protestave kërkojnë që Qyteti i Shkupit të paguaj borxhin që, siç thonë ata qyteti ka ndaj tyre. Ata kërkojnë nga Qyteti i Shkupit që të shlyhet borxhi për dy kompanitë i cili në tërësi është më shumë se 90 milionë denarë, sepse, siç thonë, nuk kanë mjete për funksionim të mëtutjeshëm për shkak të mungesës së financave./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori