Policia e Kalifornisë zbuloi një plantacion të madh të paligjshëm të marihuanës pranë Los Angelosit, i cili do të gjeneronte një miliard gjersa janë sekuestruar 370 mijë bimë deri më tani dhe janë arrestuar 131 njerëz.

Zyra e sherifit njoftoi se operacioni, gjatë të cilit u kapën 16 ton marihuanë, po vazhdonte tash e dhjetë ditë, raporton nbc.


Është një plantacion kaq i madh, saqë policia deri më tani ka shkatërruar vetëm 205 nga rreth 500 serra dhe ka mbledhur vetëm rreth 40 për qind të sasisë totale të marihuanës.

Screenshot 1 41

Votuesit në shtetin amerikan të Kalifornisë legalizuan marihuanën për "nevoja rekreative" në vitin 2016 dhe shitjet ligjore filluan në vitin 2018.

Sidoqoftë, plantacioni i zbuluar i ruajtur nga rojet e bandave të armatosura është i paligjshëm, i fshehur thellë në kodrat e zonës së shkretëtirës dhe i ujitur me ujë të vjedhur nga një rrjet hidrantësh zjarri dhe puse të paligjshme.

Rritja e bimëve, thonë autoritetet, ka inkurajuar përdorimin e kimikateve të ndaluara, toksike. /Telegrafi/