Rreth 130 profesorë të profileve të ndryshme profesionale kanë pranuar tituj akademikë nga institucioni ku ata ligjërojnë , UBT, në një ceremoni solemne të mbajtur në kuadër të aktiviteve me rastin e 20-vjetorit të themelimit të UBT-së.
Titujt u ndanë nga vetë rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, ku janë dhënë si rezultat i produktivitetit dhe angazhimit të profesorë në fushën e shkencës, njëherësh për avancimin e tyre dhe marrjen e titujve doktorë i shkencës.
Me këtë rast, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi është shprehur i lumtur me këtë arritje të profesorëve dhe të UBT-së, që sipas tij, tashmë institucioni po kalon në një periudhë tjetër ngaqë numri i profesorëve që janë doktorë shkencash vazhdon të rritet dukshëm.
“Gjatë këtyre 20 viteve kemi filluar me profesorë ndërkombëtarë dhe më pas kemi huazuar profesorë nga universitete tjera për të krijuar kuadro të reja. Tani me kalimin e kohës kemi arritur në një periudhë ku kemi stafin tonë të përbërë nga 900 profesorë, ku 300 prej tyre janë doktorë shkencash”, potencoi rektori Hajrizi.
Tutje, rektori Hajrizi theksoi edhe njëherë se UBT vazhdon të mbetet njëri nga institucionet më kredibile në rajon dhe më gjerë, duke konfirmuar cilësinë dhe lidershipin që ka ky institucion.
“Në 20 vjetorin e UBT-së, konfirmohemi edhe njëherë si një institucion serioz, lider dhe me cilësi të lartë, kjo vjen edhe nga partneriteti që kemi me universitetet e tjera prestigjioze nga e gjithë bota”, shtoi ai.
Teksa, rektori Hajrizi ka falënderuar të gjithë profesorët për angazhimin e tyre në gjenerimin e dijes dhe shpërndarjen e njohurive te studentët, të cilët i kanë besuar UBT-së zhvillimin e tyre akademik e profesional.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Me arrestimin e zv.drejtorit të Policisë të Kosovës, Serbia ka bërë një autogol të madh
Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit, flasin për regjistrimin e popullsisë
Fillon fushata për zgjedhjet kuvendare, elektrizohet skena politike në Maqedoninë e Veriut
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi