LAJMI I FUNDIT:

​Rreth njëmijë nxënës braktisën shkollimin, 1298 mësimdhënës më tepër se sa nevojiten nëpër shkolla

​Rreth njëmijë nxënës braktisën shkollimin, 1298 mësimdhënës më tepër se sa nevojiten nëpër shkolla
Foto: Ilustrim

109 nxënës nga klasa e parë e deri në të nëntën dhe 883 të tjerë të shkollave të mesme kanë braktisur shkollimin gjatë vitit të kaluar. Kjo ka bërë që 1600 mësimdhënës të jenë më tepër sesa nevojiten në sistemin e arsimit.

Ministria e Arsimit do t’i rekomandojë komunave që të kenë kujdes me zëvendësimin e mësimdhënësve që dalin në pension, duke risistemuar ata që aktualisht janë të punësuar.


Janë rreth 400-500 mësimdhënës të cilët gjatë vitit pensionohen, për të cilët edhe njohësit e fushës së arsimit, thonë se zgjidhja më e duhur do të ishte risistemimi i atyre që janë të inkuadruar në sistemin arsimor.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka thënë për KosovaPress, se edhe vitin e kaluar ka pasur tepricë të mësimdhënësve, por siç thotë ai, për ta ruajtur këtë numër të mësimdhënësve duhet punuar me klasa të vogla.

“Është konstatuar se për këtë vit teprica është 1298 mësimdhënës dhe kjo është një situatë të cilën e kemi gjetur nëpër shkolla. Ndërkaq është e vërtetë se kjo tepricë vitin tjetër rritet për shkak të zvogëlimit të numrit të nxënësve… Zakonisht në shkolla për ta ruajtur këtë numër të mësimdhënësve punohet me klasa më të vogla, shembull nëse formohet një klasë me 30 nxënës, formohen dy klasë me nga 15 nxënës, dhe kjo pastaj bënë të mundur që ky numër i mësimdhënësve të mbetet në sistem”, theksoi Pupovci.

Pupovci ka folur edhe për adresimin e këtij problemi, duke thënë se që nga viti i ardhshëm do t’i kërkojnë komunave që të mos t’i zëvendësojnë mësimdhënësit e pensionuar pa një analizë të mirëfilltë.

“Duke filluar nga viti i ardhshëm, ne thjesht do t’iu kërkojmë komunave që të mos i zëvendësojnë pa një analizë të mirëfilltë mësimdhënësit, të cilët pensionohen, në mënyrë që të mos i dëmtoj ata që janë në sistem. Pastaj ideja është që të fillojë pagesa e orëve të kujdestarisë, ku tani llogaritet se me numër të orëve, rreth 447 mësimdhënës angazhohen me orar të plotë. Ata nuk mbajnë kujdestarinë me orar të plotë, mirëpo në këtë formë iu plotësohet norma njerëzve të cilët nuk e kanë normën, dhe një formë tjetër është ideja për futjen e menaxhmentit të mesëm nëpër shkolla, ku mësimdhënësit do të angazhohen në cilësinë e kryetarëve të aktiveve dhe një numër i orëve të tyre do t’iu dedikohen ushtrimit të funksionit të kryetarit të aktivit, pra edhe kjo do t’i prekë një numër të konsiderueshëm të mësimdhënësve dhe në këtë mënyrë mund të arrihet një harmonizim në mes të numrit të nxënësve, i cili është në zvogëlim dhe numrit të mësimdhënësve, i cili është duke u ruajtur në nivelet e viteve të kaluara”, thotë Pupovci.

Ai thotë se nuk është e domosdoshme që mësimdhënësit që pensionohen gjatë vitit, të zëvendësohen me të rinj, pasi mund të bëhet riorganizimi i klasave.

“Rreth 400-500 mësimdhënës gjatë vitit pensionohen, pra nuk është e thënë që këta mësimdhënës të zëvendësohen me të rinj, në rastet e tilla kur mësimdhënësi pensionohet mund të bëhet edhe riorganizimi i klasave, dhe për këtë duhet të mendojnë edhe komunat. Pastaj këto funksionalitetet e reja në shkolla, siç janë ora e kujdestarisë, e kështu me radhë, bëjnë të mundur që mësimdhënësit të vazhdojnë punën por të ngarkohen me detyra të tjera të cilat nuk i kanë pasur ndoshta deri tani si detyra obligative dhe në këtë mënyrë arrihet njëfarë balanci”, vijon Pupovci.

Pupovci ka shtuar se sipas të gjitha projeksioneve të popullsisë, numri i nxënësve do të vazhdojë të zvogëlohet, dhe se mundësitë e punësimeve të reja në sistemimin e arsimit do të jenë të kufizuara.

“Sipas të gjitha projeksioneve të popullsisë, numri i nxënësve do të vazhdon të zvogëlohet dhe në një afat të gjatë duhet llogaritur se mundësitë e punësimeve të reja në sistemin e arsimit do të jenë relativisht të kufizuara, pra duhet të mbështetemi në këtë që me rastin e pensionimit, zëvendësimet të bëhen vetëm në ato raste kur ka nevojë”, tha ai.

Sipas tij, braktisja më e dëmshme është kur fëmijët braktisin shkollimin e detyruar. Ndërsa ka përmendur edhe arsyet e nxënësve që braktisin shkollën.

“Në shkollimin e detyruar, shembull vitin e kaluar kemi pas 109 nxënës të cilët kanë braktisë ose 0.05%, pra janë klasat një deri në nëntë. Pra braktisja është më e ndjeshme në këtë moshë sepse bëhet fjalë për shkollim të detyruar. Ndërkaq vitin e kaluar në arsimin e mesëm kemi pasur 883 braktisës, aty numri është më i madh, ose 1.19 %, kryesisht bëhet fjalë për gjininë mashkullore dhe kryesisht bëhet fjalë për shkaqe ekonomike. Pra në arsimin e detyruar, kjo ndodhë për shkak se këta fëmijë duhet të angazhohen për ta ndihmuar familjen e vet ose ndodhë për shkak të rasteve kur familja e neglizhon vijimin e rregullt të fëmijës dhe në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, ekzistojnë ekipet për parandalim të braktisjes dhe reagim ndaj braktisjes, të cilat në situata të tilla ndërmarrin hapa, deri edhe shkojnë nëpër shtëpi që t’i bindin prindërit që t’i kthejnë fëmijët në shkollë. Kjo është arsyeja pse ky numër është relativisht i vogël, sepse kemi një reagim të menjëhershëm. Mirëpo megjithatë braktisje ka, është në një shkallë të vogël por ka… Sa i përket shkollimit të mesëm, situata qëndron më ndryshe, aty kryesisht braktisin nxënësit e shkollave profesionale dhe braktisin në ato momente kur gjejnë punë”, tha ai.

Drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja, ka thënë që asnjë mësimdhënës nuk duhet larguar nga puna. Ndërsa ka theksuar që duhet të rishikohen edhe kuotat e studentëve nga Fakulteti i Edukimit në universitetet publike në Kosovë, pasi që e njëjta shifër po vendoset çdo vit në treg.

“Asnjë mësimdhënës nuk guxon të largohet nga puna dhe këtë besoj e kanë të qartë të gjithë. Mirëpo një ristrukturim i fondit të orëve të mësimdhënëseve është i domosdoshëm. Ky ristrukturim mund të nënkuptojë rialokim në pozita tjera menaxhuese brenda shkollave dhe në shpërndarje po ashtu të parashkollorit… Mirëpo kjo tepricë nënkupton që duhet të rishikohen edhe kuotat e studentëve nga Fakulteti i Edukimit në nniversitetet publike në Kosovë. Pra është e pakuptimtë të kemi këtë tepricë dhe në të njëjtën kohë, e njëjta shifër të futet për çdo vit në treg… Këta mësimdhënës që po konsiderohen si tepricë të rialokohen në pozita të tjera, në mënyrë që edhe paga e tyre të ketë kuptim”, tha ai.

Qehaja ka treguar edhe për praktikën e vendeve të tjera, duke thënë se nuk mund të hapet konkurs për pranim të mësimdhënësve qysh të donë DKA-ja.

“Ajo çfarë na dëshmohet nga vendet e tjera është që projeksionet e popullsisë dhe demografisë janë faktori kyç, edhe përcaktojnë numrin e mësimdhënësve për t’u rekrutuar. Pra, nuk mund të hapet konkurs për pranim të mësimdhënësve qysh të donë DKA-ja, mirëpo konkurset hapen në raport me strukturën demografike të atij rajoni apo qyteti”, thotë ai.

Sipas tij, trendi i rënies së nxënësve nuk është shqetësues, por që duhet një reagim institucional.

“Trendi i rënies së nxënësve është sipas projeksioneve statistikore dhe të publikuara për tashmë disa vite nga ASK nuk është shqetësues, është i natyrshëm. Mirëpo kërkon një reagim institucional përfshirë edhe këtë ristrukturimin”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori