LAJMI I FUNDIT:

Rrënohen tri furra të gëlqeres në Shtime

Rrënohen tri furra të gëlqeres në Shtime

Inspektorët e Komunës së Shtimes këtë të premte kanë rrënuar tri furra të gëlqeres, dy furra në fshatin Dugë dhe një në fshatin Karaçicë.

Nga ora 10:00 njësitet e policisë të stacionit në Shtime, të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë bërë asistimin e inspektorëve komunalë në këtë aksion.

Policia njofton se rrënimi i këtyre furrave është bërë për të parandaluar ndotjen e ambientit dhe mjedisit në rajonin e Shtimes.


“Policia e stacionit në Shtime i kishte ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka zhvilluar procedura hetimore në koordinim me inspektorët e komunës së Shtimes edhe të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, me qëllim parandalimin e kësaj dukurie dhe ndëshkimin e personave, me qellim të ruajtjes nga ndotja të ambientit dhe mjedisit në këtë rajon”, thuhet në komunikatën për media.

“Në lidhje me këtë Drejtoria e Shërbimeve Publike, Inspektorët Komunal të komunës së Shtimes kanë iniciuar procedurë për rrënimin e tyre dhe sot, datë 22.09.2023 nga ora 10:00 njësitet e policisë të stacionit në Shtime, të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë bërë asistimin e Inspektorëve të komunës së Shtimes dhe janë rrënuar tri furra të gëlqeres, dy furra në fshatin Dugë dhe një në fshatin Karaçicë”.

I gjithë procesi i rrënimit të furrave të gëlqeres bëhet e ditur se ka kaluar pa ndonjë incident. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori