LAJMI I FUNDIT:

Rrënohen lokalet në qendër të Deçanit, pronarët të mllefosur (Video)

Rrënohen lokalet në qendër të Deçanit, pronarët të mllefosur (Video)

Komuna e Deçanit ka filluar largimin e lokaleve, të cilat do të zëvendësohen me hapësira gjelbëruese si dhe do të mundësohet zgjerimi i rrugës kryesore të qytetit.

Disa objekte në qendër të Deçanit janë rrënuar nga inspektorati i kësaj Komune.


Edhe pse pronarët e këtyre objekteve afaristeve ishin njoftuar me kohë, ata kanë kundërshtuar aksionin e Komunës, mirëpo pas intervenimit të policisë ka vazhduar rrënimi i lokaleve.

Merita Binakaj, përfaqësuese e pronarëve të këtyre objekteve ka thënë se rrënimi po bëhet pa pëlqimin e pronarëve pasi sipas saj çmimi i vlerësimit të vlerësimit të pronave është shumë i ulët.

“Lokali ynë është vlerësuar në shumën prej 54 mijë euro, kur ne në vitin 2009 të njëjtin e kemi blerë 80 mijë euro. Ne nuk jemi pajtuar me çmimin që është vlerësuar lokali ynë. Edhe pse s’jemi pajtuar me këtë shumë kompensimi ne kemi qenë në proces gjyqësorë me ta dhe kemi pritur një vendim përfundimtar të gjykatës”, tha Merita Binakaj.

Binakaj ka thënë se nuk kanë qenë kundër rrënimit, por mënyra e rrënimit ka qenë e papranueshme.

“Nuk kemi qenë asnjëherë kundër rrënimit të këtyre lokaleve, por mënyra se si është ardhë deri këtu na ka mllefosur tej mase”, tha më tej Merita Binakaj.

Por, ka edhe nga ata që janë gëzuar këtij aksioni të ndërmarrë nga Komuna e Deçanit.

“Jam gëzuar që u çlirua hapësira. E kanë penguar qytetarin këto lokale”, shprehet një qytetar.

Sipas kryetarit të Deçanit Bashkim Ramosaj, pronarët e këtyre lokaleve do të kompensohen nga Ministria./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori