LAJMI I FUNDIT:

BE me rregulla të reja të udhëtimit: Ndryshime në ligjin për vizat

BE me rregulla të reja të udhëtimit: Ndryshime në ligjin për vizat

BE ka ndryshuar ligjin për vizat për të përmirësuar kushtet për udhëtimin ligjor dhe për të forcuar luftën kundër migracionit të paligjshëm, njoftoi sot Këshilli i BE-së.

Ministrat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme të BE në një takim në Luksemburg sot kanë konfirmuar rregulla të reja që do t’u lejojnë udhëtarëve nga një vend që i nënshtrohet regjimit të vizave për të bërë procedura më të shpejta dhe më të qarta.


Ndryshimet përfshijnë dorëzimin e kërkesës për vizë për një periudhë prej 6 muaj deri në 15 ditë para udhëtimit, plotësimin elektronik dhe nënshkrimin e formularëve të aplikimit, si dhe zgjatjen graduale të periudhës së vlefshmërisë së vizave me shumë hyrje për udhëtarët e rregullt nga një deri në pesë vjet.

Rregullorja e re gjithashtu rrit taksën e përpunimit të të dhënave, e cila tani do të arrijë në 80 euro, dhe shuma e saj do të rishikohet çdo tre vjet.

Këshilli i BE-së deklaron se rregullorja e miratuar do të përmirësojë bashkëpunimin me vendet e treta lidhur me ri-pranimin e emigrantëve të paligjshëm, nëpërmjet një mekanizmi të ri.

Brenda kuadrit të këtij mekanizmi, Komisioni do të vlerësojë rregullisht bashkëpunimin me vendet e treta në drejtim të ri-pranimit.

Në rast se një vend nuk bashkëpunon, Komisioni do t’i propozojë Këshillit të vendosë për zbatimin e masave kufizuese në lidhje me përpunimin e kërkesave, por edhe në lidhje me shumën e tarifave të vizave.

Nga ana tjetër, nëse vendi bashkëpunon sa i përket ri-pranimit, Komisioni mund të propozojë që Këshilli të marrë një vendim për zvogëlimin e taksave të vizave, duke shkurtuar kohën e nevojshme për të vendosur mbi kërkesat për viza ose për të rritur kohëzgjatjen e vizave për hyrje të shumëfishta. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori